Rama: Nga e hëna, Kadastra kthehet në 'makineri digjitale'! Qytetarët mos të shkojnë më në zyra, nuk i pret askush

30 Qershor 2023, 11:31| Përditesimi: 30 Qershor 2023, 12:01

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se duke filluar nga e hëna e 3 korrikut Kadastra do të kthehet në ‘makineri digjitale’. Ai u bëri thirrje që të gjithë qytetarët mos të paraqiten fizikisht në zyrat e institucionit pasi nuk do të kenë askënd që mund t’ju ofrojë zgjidhje.

Duke marrë shembull, Rama tha se një punonjësi të Kadastrës, do të veprojë në bazë të algoritmit të sistemit dhe të rasteve që do t’i vijjnë për t’u trajtuar nga rrethe të ndryshme të vendit.

“Nga e hëna e 3 korrikut, kadastra do jetë makineri digjitale. Punonjësit aty brenda një pjesë e të cilëve kanë kërkuar të largohen se nuk kanë mundësi të bëjnë gjë tjetër se punën e kanë vetëm para kompjuterit, nuk kanë gjë në dorë. Nga e hëna 3 korrik punonjësi i kadastrës në Shkodër do ketë para në kompjuter si t’ja nxjerrë algoritmi rastin e një prone në Delvinë. Qytetarëve u bëj thirrje të mos shkojnë më në Kadastër se nuk i pret më askush. Kadastra është një dritare përmes e-Albania. Aty bëhen aplikimet, aty merren përgjigjiet, aty vjen dokumenti me nënshkrimin elektronik i patjetërsueshëm”-tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama: Më 3 korrik mbyllen sportelet fizike të Kadastrës, shërbimet në e-Albania! Pres dorëheqje masive! Lajmëron rritje pagash të konsiderueshme


B.V//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?