Nga Fieri ku ishte në takimin për 'deputeti që duam', kryeministri Edi Rama ceku edhe problemin e naftëtarëve. Rama tha se nuk është gjetur ende një zgjidhe përfundimtare, por qeveria po punon për këtë, teksa tha se shkaktar të këtij problemi është "Saliu dhe Iliri".
"Do të takojmë naftëtarët për të mbyllur marrëveshjen me ta dhe për t'iu dhënë atyre atë që kemi detyrimin për t'ia dhënë. Janë në një situatë që nuk e kemi krijuar ne, e ka krijuar kompania, por atë kompani e ka krijuar Saliu bashkë me Ilir Metën dhe atë privatizim kriminal e ka bërë Saliu dhe jo ne, dhe naftëtarëve u them se sigurisht nuk mund të them që ne kemi arritur që të krijojmë kushtet që problemi i tyre të zgjidhet njëherë e mirë se nuk e kemi arritur. por le ta përfytyrojmë sikur sot të mos ishim ne, por të ishte Luli me Monikën, bashkë me Ilir dhe Saliun, se sa shanse kishin ata që të kishin në mbështetje një qeveri që do të vazhdojë që të punojë për një zgjidhje përfundimtare. Zero shanse,se aty i çuan ata që duan të kthehen prap. Nuk mund të pranohet ideja që të gjithë jemi njësoj", përfundoi Rama.
Lajmi kryesor:
Naftëtarët të kënaqur: Do marrim 40 mijë lekë në muaj për një vit plus sigurimet! Rama: Në bisedime me 3 kompani për të rivënë në punë rafinerinë
B.K.//ReportTv.al