Rama nga Forumi i ‘Bled’ në Slloveni: S’besoj se në 2030 do jemi në union, kemi edhe 20 vite euro-optimizim! Shpresojmë që BE të ketë përmbushur premtimin

28 Gusht 2023, 15:23| Përditesimi: 28 Gusht 2023, 16:53

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh nga Forumi i ‘Bled’ në Slloveni ku ndodhet së bashku me krerët e Ballkanit Perëndimor. Rama i dha një mesazh të qartë Bashkimit Evropian ku theksoi se bashkëpunimi me vendet e rajonit duhet të jetë edhe më praktik, sidomos në mbështetjen ekonomike.

Ndër të tjera, Rama theksoi se është Shqipëria vijon të ketë përpos vullnetit, edhe një dëshirë të madhe për anëtarësimin në Evropë dhe qasjjen proamerikane. Për 20 vite Rama shpreson që BE të ketë mbushur 'premtimin' për anëtarësimin e vendit tonë në union.

“Dhe në fakt ishte momenti për të thënë që nëse ajo që Charlie tha, do të materializohej përsa i përket disa hapave progresive, jo sepse besoj se në 2030 ne do të jermi në BE me thënë të drejtën, por të paktën në disa prej hapave kjo do të ishte shumë e mirë, sepse teksa ne po flasim për konvergjencën me BE, të gjithë duhet ta kuptojnë se boshllëku i kontributeve për frymë i BE drejt këtij rajoni dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor është diçka si 130 e ca euro, për 6 prej nesh këtu dhe më shumë se 4000 euro për dy prej nesh këtu dhe të tjerë.

Kjo duhet kuptuar dhe duhet zgjidhur me disa hapa konkretë duke konsideruar që kjo nuk duhet ë jetë asgjë ose të gjitha që nga momenti që të gjitha këto vende hyjnë në rrugën drejt BE deri tek momenti që bëhen anëtarë, duhet të jenë pikërisht këto gjëra në mes të procesit, jo vetëm parime vlera dhe mësime të nxjerra që janë absolutisht të nevojshme, jo thjesht vetëm reforma dhe kritika që janë absolutisht të nevojshme, por edhe mbështetje sa më konsistente dhe nuk po them që nga pikëpamja financiare, por edhe nga pikëpamja e aksesit të vendeve tona në tregun e përbashkët dhe të hapësirave më të mëdha edhe për ndërmarrjet tona sepse dhe po e mbyll fjalën time këtu, të gjithë duhet ta kenë parasysh që ajo çfarë po ndodh për gjithë këto vite në këto vende, është se nga njëra anë, nëpërmjet Procesit të Berlinit ne folëm për konektivitetin dhe infrastrukturën dhe sa i përket projekteve dhe se si t’i financonim këto, nga ana tjetër merreni me mend se kush po e ndërton infrastrukturën; amerikanët, kinezët, arabët, që unë e di që nuk kanë acquis për të përmbushur në momentin që vijnë, por kjo duhet marrë parasysh.

Dhe pika e fundit është që gjithmonë kam menduar që të punosh falas 50 vite, përkundër Perëndimit, Enver Hoxha na bëri më pro amerikanë dhe pro evropianë se kushdo tjetër, por do na duhen edhe 50 vjet të tjera pas rënies së komunizmit derisa ne të mos jemi pakushtmërisht pro amerikanë dhe properëndimorë, pra kemi ende 20  vite euro-optimizëm dhe shpresojmë që deri atëherë ju ta keni përmbushur premtimin tuaj, Charles. - tha Rama.


Lajmi kryesor:

Forumi i 'Bled' në Slloveni, Rama: S’besoj se në 2030-ën do jemi pjesë e unionit! Kemi dhe 20 vjet 'euro-optimizëm', BE-ja të mbajë premtimin


G.MO/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?