Politikë

Rama nga Kukësi: Shqipëria s’mund ta humbasë trenin e historisë për mustaqet madhështore të Kujtim Gjuzit

30 Prill, 18:11| Përditesimi: 30 Prill, 19:17

  • Share

 

Kryesocialisti Edi Rama riktheu edhe njëherë në vëmendjen e elektoratit dhe qytetarëve të Kukësit në turin e tij ditën e sotme (30 prill), se qëllimi i kundërshtarëve është ta kthejnë vendin pas dhe në “gropë”.

Kreu i mazhorancës apeloi një votë masive në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke theksuar se dhe ironizuar koalicionin e ADSHM-së me “mustaqet e Kujtim Gjuzit”, për të cilat s’mund të lihej peng fati i Shqipërisë në integrimin europian. 

“Për mustaqet e Kujtim Gjuzit s’mund të humbasim trenin e historisë. Se është vërtetë për mustaqet e tij. Se gjëja më madhështore në atë koalicion janë vërtetë mustaqet e Kujtimit! Doishte fatale! Më tregoni një gjë tjetër, më tregoni se çfarë ka tjetër aty?”, u shpreh Rama.

Ai shpjegoi se BE e hap derën kur do vetë dhe i përputhen interesat dhe në këtë rast Shqipërisë i është hapur dera që pas 2027 mbyllet nëse nuk realizohen detyrat dhe nëse me votën e 11 majit nuk jepet mesazh i qartë nga shqiptarët.

“BE është familje e madhe, shtëpi të pasurish, që nuk e hapin derën kur do ti, por kur duan ata vetë. Ata e hapin derën vetëm kur kanë interes dhe sot po ndodh ajo që kam thënë me kohë, se sot është edhe interesi ynë edhe interesi i tyre, është koha dhe vendi i duhur. Ajo derë mbyllet më 2027, kur janë caktuar negociatat dhe nuk mund të presim. Jo po kanë dalë insektet, bufi, zhabat dhe të vonohemi, të humbasim shanset. Nuk mund t’i themi Europës se na kanë dalë ca insekte këtu dhe të presin”, nënvizoi kryesocialisti.


Lajmi kryesor:

Rama: Tropoja i besoi një komunisti që s’ia pa kurrë hajrin! Ironizon partitë e reja: Pas bufit, dolën ca insekte, s'mund të na lënë pa hyrë në BE


A.Q/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Kontrata e lobimit të PD, besoni se SPAK do zbulojë burimin e financimit?