Politikë

Rama nga Lushnja kujton deputetin e ndjerë Bashkim Fino: Besoj se po na shikon nga lart

7 Maj, 18:43| Përditesimi: 7 Maj, 19:39

  • Share

Kryetari i PS Edi Rama në fjalën e mbajtur në takimin përmbyllës në Lushnje, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit kujtoi dhe ish-deputetin socialist Bashkim Fino, i cili ka qenë deputet i Lushnjës.

Ai tha se nga numërimi i zgjedhjeve të 11 majit do të dalë fitorja më e bukur e PS.

'Kujtoj deputetin e Lushnjës Bashkim Finon, dhe dua të besoj se po na shikon nga lart dhe se nga ana tjetër të gjithë ju që jeni këtu, bashkë me shumë më tepër akoma që nuk janë në shesh do të jenë pa diskutim në kutitë e votimit të dielën, se bashku me ata që po dërgojnë votat nga jashtë Shqipërisë do të bëni të mundur që nga numërimi i 11 majit të dalë fitorja më e bukur e PS', tha ai. 


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet/ Kryesocialisti Rama nga Lushnja: Më 11 maj fitorja më e bukur e PS, 3 mandate me radhë s'na kanë lodhur


S.B/E.H/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, si ju është dukur fushata zgjedhore?