Politikë

Rama në Milano: 11 maji, fundi i historisë tonë jashtë Evropës! Këtë shans s'mund ta humbasim as për mustaqet e Kujtim Gjuzit as për bufin

13 Prill, 15:49| Përditesimi: 13 Prill, 17:11

  • Share

Kryeministri Edi Rama, në takimin me emigrantët në Milano, tha se 11 Maji do të jetë fundi i historisë tonë jashtë Evropës. Kryesocialisti shtoi se më pas kanë 4 vite për të fituar bastin historik për të futur vendin në BE, ndaj theksoi ai, është e rëndësishme vota për PS më 11 Maj.

“Ky është fundi i historisë tonë jashtë Evropës dhe para nesh kemi vetëm një datë 11 Majin. Dhe më pas kemi 4 vjet për të fituar bastin historik me Evropën për Shqipërinë dhe Shqipërinë për Evropën. Të dashur miqtë e mi, sot është dita e shqiptarëve. Shqiptarët sot janë më mirë seç kanë qenë kurrë më parë në historinë e tyre në aspektin e pozicionit dhe figurës që kanë ndërkombëtarisht por sot është po ashtu dita e  shqiptarëve dhe ky është muaji i ndarë mes prillit dhe majit dhe kjo është dekada e ardhjes së fatit evropian tamam këtu në dorën tonë, që kurse ne dolëm nga ferri komunist dhe BE na ka vënë një plan të dakordësuar që ne të mbyllim të gjithë marrëveshjen e anëtarësimit dhe mbyllur negociatat brenda 2027.”, u shpreh Rama.

Më tej, kryeministri tha se shqiptarët nuk duhet ta humbin këtë shans historik për 'mustaqet e Kujtim Gjuzit', dhe as për hallin personal të Berishës. 

"Tani nuk mund ta humbasim këtë shans. Nuk mund ta humbasim as për mustaqet e Kujtim e Gjuzit. As për hallin personal të bufit të kënetës që fshihet nën mustaqet e Kujtim Gjuzit. Sot është dita ku çdo shqiptar dhe që do tu lërë fëmijëve të vet", shtoi kryeministri.


Lajmi kryesor:

Rama nga Milano: Votoni PS, të hyjmë në BE! Të mbrojmë drejtësinë nga ofensiva e bufit! Thirrje demokratëve: Nuk iu mjaftoi ajo që ju bëri në Primare?


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?