Kryeministri Edi Rama, ndërsa ndodhet në Berlin, në kuadër të Panairit të Turizmit, ka publikuar në rrjetin social Facebook, një video ku shfaqet duke folur në shumë gjuhë të botës, teksa prezanton Shqipërinë.
Por, Rama thekson se nëse duket sikur shumë gjuhë të botës i flet në mënyrë perfektë, nuk është se i di, por e ka gjeneruar me Inteligjencë Artificiale.
‘Dhe me videopërshëndetjen surprizë për Panairin e Turizmit në Berlin, ku do të më shihni duke folur edhe gjuhë që nuk i di fare, ju uroj një javë të mbarë’, shkruan ai.
Shqipëria mbanë vendin e nderit në Panairin e Turizmit në Berlin, i cili është edhe panairi më i madh i turizmit në botë. Panairi do të mbahet në datat 4 deri në 6 mars.
Duke filluar nga nesër 4 mars deri më datën 6 mars, në Berlin do të mbahet panairi më i mad hi turimzit në botë. Shqipëria do të mbajë një vend nderi në këtë eveniment.
Sakaq, kryeministri Rama që më herët gjatë ditës ka mbajtur dhe konferenca me gazetarë në Berlin, ka postuar një video në rrjete sociale ku shkruan se Shqipëria po bëhet gati t'i mikpresë gjermanët në Berlin.
Në video janë momente nga përgatitja në panair ku duke disa balerinë duke bërë prova me muzikë klasike.
Komente

Shume bukur, ide e mire!
PërgjigjuEdo,je i modh ! ....... imagjinoni pak Salen dhe Liken .... Tironci
PërgjigjuNuk ekziston akoma as inteligjencë artificiale dhe as injorancë natyrale që i merr përsipër