Politikë

Rama: Do hapim kombinatin e Poliçanit! Ne e nxorëm nga burgu drejtësinë, vendi nuk është më në kohën kur vriteshin njerëz në bulevard nga zyra ime

23 Prill, 18:18| Përditesimi: 23 Prill, 19:29

  • Share

Nga Poliçani, ku zhvilloi një takim me qytetarët ditën sotme, kryesocialisti Edi Rama u ndal tek Kombinati i Poliçanit, i cili do të hapet për prodhimin e armëve.

Rama tha se edhe Shqipëria duhet që të mobilizohet si gjithë Europa, për më shumë pika prodhimi të industrisë ushtarake. Ai tha se kanë nisur negociatat me disa kompani dhe pritet që së shpejti të nisë puna.

Kryesocialisti u ndal edhe tek investimet e reja që do të bëhen në këtë qytet, ku ndër to edhe rruga e re Berat- Poliçan- Skrapar. 

‘Ne në mandatin e 4 kemi edhe rrugën e re Berat –Polican- Skrapar dhe kjo rrugë do të jetë një rrugë që do të ngushtojë distancën dhe do të shpejtojë lidhjen tuja me beratin dhe Tiranën dhe do të krijohet një unazë e bukur që do të sjell më tepër investime dhe turizëm. Kanë filluar që të kthehen njerëz që investojnë dhe do të kthehen edhe më shumë me rrugën e re. Kemi zgjidhur çështjen e atyre që ishin kontributi të industrisë ushtarake, jemi duke punuar dhe për kombinatin e Poliçanit, e kemi pjesë të planeve tona dhe jemi duke diskutuar me disa palë të interesuara dhe do të kemi edhe rezultate sepse duam që ta rihapim në kushtet kur e gjithë Europa është e mobilizuar për më shumë pika prodhimi të industrisë ushtarake’, tha ai.

Rama tha se vendi nuk është më në kohën kur nga dritarja e zyrës së tij në kryeministri vriteshin njerëz në bulevard duke iu referuar këtu 21 janarit, një ngjarje që ka ndodhur kur në pushtet ka qenë Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha.  

'Ca ka ndryshuar thonë këtu, po sikur sot të vjen këneta poshtë dritares sime dhe unë të dilja dhe të vrisja ca njerëz dhe pastaj të thosha që kryeprokurorja është një lavire, nuk imagjinohet sepse s’është më ajo Shqipëri, por është një Shqipëri në pragun e derës së BE, dhe po synon barazinë para ligjit. Drejtësia nuk pyet kush je dhe me kë je por të vjen dhe të merr. Kur thonë i kanë njerëzit në burg unë ju them jo ne kemi nxjerr nga burgu drejtësinë', tha ai. 

Kryesocialisti Edi Rama, nga Poliçani u ndal edhe tek reforma në drejtësi. Ai tha se sot drejtësia nuk është e ndikuar nga politika.

‘Ju kujtohet kur ju thosha më jepni timonin dhe mos më lini të tjerë në prehër sepse nuk bëhen reforma në drejtësi me këta, ai timoni ishte thelbi i asaj fushate si tepsia se të tjerët donin pjesët në tepsi dhe jo të çonin vendin para. Thotë si mund të votoni për ata që gjysmën e qeverisë e kanë në burg. Këtu do të ndalemi një moment si duhet të ndihesha unë nëse ju mora votën për të bërë reformën në drejtësi dhe s’do ishte bërë. Ju thash më duhet vota për të çliruar drejtësinë nga politika dhe na duhet një drejtësia që godet majtas dhe djathtas. Unë sot jam kryelart sepse ne këto vite kemi bërë atë që se ka bërë askush, se që në 1912 kur lindi shteti shqiptar shpata e ndëshkimit që në çdo shtet normal ku ka barazi para ligjit si takon pushtetit politikë i takon drejtësisë shpata u morë dhe u vu tek zyra e të partitë qeverisë. Kur thonë i kanë njerëzit në burg unë ju them jo ne kemi nxjerr nga burgu drejtësinë.’, tha ai.

S.B/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?