Kryesocialisti Edi Rama ka thënë në takimin në Durrës, se është takimi më i madh që ka parë ndonjëherë.
Rama tha se është i bindur që Durrësi do të thyejë rekordin, për të arritur në 9 mandate.
“Shumë faleminderit të gjithëve ju që jeni këtu, vërtet në takimin më të madh që kam parë ndonjëherë në Durrës. Jeni pararoja e të gjithë atyre që do të shkojnë në çdo qendër votimi, atëherë pa asnjë diskutim do të thyejë rekordin e vet duke marrë 9 mandate për Partinë Socialiste.” - tha Rama.
Lajmi kryesor:
Zgjedhjet e 11 Majit/ Rama nga Durrësi ironi me PD-në: Ishin mbledhur këtu para ca ditësh si leshterik deti! Në 11 Maj do i rrudhim dhe më shumë
H.K/r.k./ReportTv.al
