Rama paralajmëron nga SHBA: Pas Anti-KÇK, ngrihet njësia e re speciale Antikorrupsion dhe Antievazion

5 Shkurt 2020, 16:41| Përditesimi: 5 Shkurt 2020, 20:05

  • Share

SHBA- Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ngritjen e njësisë së re speciale Anti Korrupsion dhe Antievazion, që do të pasojë paketën Anti-KÇK. Teksa shtrëngon duart me administratorin e USAID Mark Green, Rama thotë se gjatë takimit është folur për rindërtimin pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit dhe konferencën e Donatorëve që do të mbahet në Bruksel në 17 shkurt.

"Me Mark Green, administratori i Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), në një takim me fokus Rindërtimin e Konferencën e Donatorëve të 17 shkurtit; Njësinë e re Speciale Antikorrupsion dhe Antievazion, që do të pasojë paketën antiKÇK; programin e përbashkët të Akademisë së Transparencës", tha Rama.

Postimi i plote i Edi Rames

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë në SHBA, ndërsa do të pritet në një takim nga Sekretari i Shtetit Mike Pompeo. Gjatë vizitës në Amerikë kreu i qeverisë shqiptare do të zhvillojë takime edhe me zyrtarë të tjerë në Uashington.

Komento

Komente

  • Miri: 07/02/2020 12:50

    O legen km e keqja jeni ju qe keni vjedhur kete popull 30 vjet po juve kush do tju gjykoje jeni ju qe e masakruat shqiperine duke filluar nga sala dhe me rradhe.

    Përgjigju
  • Tatimori: 06/02/2020 09:20

    Zoti kryeminister vazhdo me reformat se tash o ban ti ose nuk bohet kurre ky vend. Vetem te dalesh rrugeve te Tirones je tu pa makinat ma te bukura se ne asnje kryeqytet tjeter te botes, Si ka mundesi me ca pare i kane blere? Kena qene ne nje kontroll te rruga 5 maji te qendra Concord te subjekti i Shaban Hurdha e ca me pa qe vetem letra skishte por magazinat i kish te tana plot ku kishte me shume se 1 milion dollar edhe direkt mer ne telefon jo Nard Menen kunatin e Arben Ahmetaj qe ky i oaguan haracin mujor, ca me te thane ky Shaba ka 20 vjet vetem me kontraband asht tu mare por ka shume si ky qe kane vene miliona duke shmangur taksat e shtetit.

    Përgjigju
  • vera: 05/02/2020 19:11

    MOS QESH MOR maskara kryeminister ,,,nuk po le asnje njeri ne shqiperi,,,ikin njerezit sepse nuk kane pune,,,dhe ata nuk kane pune sepse I vjedh ti,,saliu,meta...

    Përgjigju
  • Abcdetgrpt: 05/02/2020 17:51

    Ce flet ti, tjetër njesi akoma? Ej po ska mo rob shqipnia, kaq jemi ne vetëm 3 milion, ku do i gjesh njerzit për këte njesinë e re? Thojn pastaj që ska vene pune. Provo të arrestosh ca politikanë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?