Kryeministri Rama thotë se PS i dha fund kontrollit të drejtësisë. Nga SHBA në takimin me shqiptarët, Rama tha se mbështeten reformën në drejtësi edhe pse me kosto politike, pasi po godet edhe në radhët e PS. Rama bëri të qartë se askush s’do ketë mbrojtje politike, madje duke thënë se edhe vetë ai është i barabartë para ligjit njëjtë si qytetarët shqiptarë.
Sot historia e partisë në pushtet që kontrollon drejtësinë ka marrë fund. Jam krenar që me votën e shqiptarëve ne, PS, udhëhoqëm një reformë të thellë në drejtësi të cilën nuk e ka bërë asnjë nga vendet e reja të BE para se të hynte në BE dhe lëre pastaj nga vendet e rajonit ku ende s’ka ndodhur ajo që po ndodh në Shqipëri, për të cilën vendi ynë po merr mbështetjen maksimale të SHBA dhe BE. Ja krenar që me largpamësi, kurajo dhe vullnet të hekurt bëmë atë që asnjë forcë politike dhe asnjë pjesë e pushtetit politik që nga 1912 nuk e bëri dot, i hoqi duart e pushteti politik nga drejtësia dhe e bëmë me vetëdijen e plotë për koston e pashmangshme politike të goditjeve që drejtësia e re po jep edhe në vetë radhët tona, ku askush nuk është më i paprekshëm dhe cilido që kërkohet nga drejtësia nuk merr asnjë lloj mbrojtje politike nga ne. Ky është investimi më i madh polik i PS. Barazia para ligjit vlen njësoj si për qytetarin si për kryeministrin e vendit.
Lajmi kryesor:
Rama takon shqiptarët në New York u kërkon votën për zgjedhjet 2025: Ta çoj Shqipërinë në BE! Kundërshtarët e reformës në drejtësi sot ulërasin nga dhimbjet! Edhe unë i barabartë para ligjit
SI.E.//ReportTv.al