Rama nga Strasburgu: E vërteta e Kosovës nuk mund të fshihet, KiE të vërë në vend nderin e vet se tonin s’e luan as topi

12 Tetor 2022, 17:49| Përditesimi: 12 Tetor 2022, 19:46

  • Share

Kryeministri Rama e konsideron normale reagimin e disa prej anëtarëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës pas fjalimit të tij ku kërkoi anulimin e raportit të Dick Marty. Në një prononcim për mediat shqiptare të pranishme në Strasburg Rama tha se e vërteta e Kosovës nuk mund të humbë.

“Është normale që si fillim të më fajësojnë mua se pse shokohen dhe jo arsyen që më solli mua këtu dhe historinë që është vërtet shokuese. Gjëja është më e rëndë se ata mendojnë.  Ata u ndjenë të fyer në punën e tyre. Unë nuk erdha këtu as për t’i fyer dhe për të vënë në dyshim qëllimin e tyre të mirë. Unë jam i bindur se do të shkojë në vendin e duhur çdo gjë. E vërteta e Kosovës nuk mund të fshihet dhe nuk mund të humbë”, tha Rama.

Sipas tij është normale reagimi i tyre se është si një bombë në mes të çorbës së shpifur të gatuar. 

“Unë nuk nisem nga këto reagime kur bëhet fjalë për të thënë të vërtetat.  E vërteta dhëmb por shëron. Edhe ilaçet të hidhura janë por në fakt shërojnë.  E vërteta është e zbardhur, nuk ka as një provë, asnjë fakt që të tregojë se ka pasur trafik organesh.  Këta duhet të vënë në vend nderin e tyre dhe jo nderin tonë. Nderi jonë është në vend dhe nuk e luan as topi”, tha Kryeministri.

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në KiE ka krahasuar Kosovën me Ukrainën sot, duke thënë se është e njëjta situatë. Rama iu drejtua të pranishmëve me një pyetje duke thënë se “Kush i pengoi akuzuesit e UÇK-së që të kryenin hetime të thella?  Në një fjalim të gjatë, që shkoi përtej orarit që i ishte vënë në dispozicion, kryeministri Edi Rama është shprehur se raporti i Dick Martyn-it që hedh akuza për UÇK-në, është “fake news” më i rëndë në histori që baltos luftën e një kombi për liri, e që për fat të keq, prej tij, sot qëndrojnë të burg njerëz që luftuan për paqen.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dini: 12/10/2022 18:54

    Do luftojme fort per te drejten e Kosoves

    Përgjigju
  • Erdi: 12/10/2022 18:53

    Kosova meriton qe te dale e pafajshme

    Përgjigju
  • Durim: 12/10/2022 18:41

    Te shpallet sa me pare e pafajshme UCK-ja sepse eshte e pafajshme

    Përgjigju
  • Elisa: 12/10/2022 18:41

    E verteta del heret apo vone keshtuqe

    Përgjigju
  • Ilir: 12/10/2022 18:40

    Ishalla del sa me pare e verteta per Kosoven

    Përgjigju
  • piton: 12/10/2022 18:22

    Kërcënimet e Putinit për të përdorur armë bërthamore janë një kërcënim për të gjithë jetën në planet. Putin është një kërcënim për çdo person. Të gjithë pa përjashtim. Putini është armiku i çdo njeriu. Putini është armiku i gjithë njerëzimit. Putini është armiku i të gjitha gjallesave. Putini është armiku i jetës. Është e nevojshme të eliminohet me çdo mjet ky kërcënim që qëndron mbi planetin tonë. Tani duhet të veprojmë në interes të njerëzimit. Problemet e mbetura do të zgjidhen më vonë.

    Përgjigju
  • Marjo: 12/10/2022 18:19

    E verteta do triumfoje si gjithmone dhe shpresoj sa me shpejte te jete e mundur

    Përgjigju
  • Miri: 12/10/2022 18:17

    Te gjithe ne u bem krenar nga nje perfaqesim i tille

    Përgjigju
  • delii: 12/10/2022 18:17

    Ska pike arsuìye qe te akuzohet kosova per keto krime qe si ka bere kurre

    Përgjigju
  • erii: 12/10/2022 18:16

    Uck duhet te shpallet e pafajeshme sa me shpejte sepse ska bere asgje

    Përgjigju
  • Dori: 12/10/2022 18:15

    Ky fjalim i permblodhi te gjitha sot ber nje pun te shkelqyer

    Përgjigju
  • Elsa: 12/10/2022 18:15

    E verteta te dali ne shesh cdo vuajtje qe kan perjetuar te degjohet

    Përgjigju
  • Respekt: 12/10/2022 18:14

    Zt. Rama, ua paske plasur ne sy atyre burokrateve tdhjamos, qe deri dje jargaviteshin si lapanjoz me zocka e vogla sllave, tjoshur nga lobister sllav ! Respekt!!!

    Përgjigju
  • Migi: 12/10/2022 18:06

    Ne cdo platforme le te flitet per kete ceshtje nuk mund te rrije duarkryq sic ka ndenjur cdo parardhes politik i tij qe i thoshte gjerat sa per te lare gojen

    Përgjigju
  • keli: 12/10/2022 18:02

    fjalimi yt do mbesi ne histori zoti rama respekt

    Përgjigju
  • andi: 12/10/2022 18:02

    padyshim lideri i te gjithe shqiptareve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?