Bypassi i Fierit dhe Vlorës

Politikë

Rama nis ditën me bypass-in e Fierit dhe Vlorës: Në qershor gati!

25 Tetor 2018, 09:04| Përditesimi: 25 Tetor 2018, 09:18

  • Share

TIRANË- Kryeministri i vendit Edi Rama ka nisur ditën me aprovimin e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Bankës Europiane të Investimeve për lidhjen e kontratës së financimit të Bajpaseve të Fierit dhe Vlorës.

Në statusin e tij, Rama shkruan se për pak ditë do të nisë puna për ndërtimin e këtyre bypasseve dhe se në qershor traseja do të jetë e hapur për sezonin turistik.

Kryeministri Edi Rama njoftoi pak ditë më parë se qeveria do të nënshkruajë një kontratë për ndërtimin e Bypass-it të Fierit edhe me gazsjellësin TAP.

Postimi i plotë:

MIRËMËNGJES dhe me lajmin e mirë të aprovimit të fundit nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si edhe Banka Europiane e Investimeve për lidhjen e kontratës së financimit të Bajpaseve të Fierit dhe Vlorës, ju uroj një ditë të mbarë. Për pak ditë nis puna dhe në qershor patjetër traseja do të jetë e hapur për sezonin turistik.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?