Edi Rama, Aleks Soros bashkë me dy bashkëshortet

Politikë

Rama niset drejt New York, i ftuar në dasmën e Aleks Soros dhe Huma Abedin

12 Qershor, 18:36| Përditesimi: 12 Qershor, 18:51

  • Share

Djali i miliarderit, George Soros, Aleksi i ka dhënë fund beqarisë dhe më 14 qershor do të martohet me Huma Abedin, e njohur si asistentja e Hilary Clinton. Burime jozyrtare bëjnë me dije se drejt dasmës së tyre është nisur dhe kryeministri Edi Rama. Dasma do të zhvillohet në Mahnatan të New York dhe do të marrim pjesë figura të njohura botërore.

Sot është shënuar dhe 34 vjetori i Partisë Socialiste por festa është shtyrë javën që vjen më 19 qershor. Romanca mes çiftit vjen shtatë vjet pasi Huma u divorcua nga ish-bashkëshorti i saj, Weiner.

Djali i donatorit miliarder demokrat George Soros dhe Huma Abedin konfirmuan romancën e tyre me një foto ditën e Shën Valentinit një vit më parë. Aleks Soros është 38 vjeç, ndërsa Huma Abedin, 47 vjeçe.

H.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord me kërkesën e gjyqtarëve për rritje të pagës me 700 euro?