Kryeministri Edi Rama në Forumin e Bledit

'Historia na mëson se muzika në Rusi nuk ndryshon', Rama në Forumin e Bledit me liderët e BE-së: Rrezik dezinformimi rus dhe iranian prej mediave sociale

2 Shtator, 20:26| Përditesimi: 2 Shtator, 20:27

  • Share

SLLOVENI - Kryeministri Edi Rama është pjesë e Forumit Strategjik të Bledit në Slloveni ku mbajti fjalën e tij sot lidhur me situatën në Ukrainë dhe kërcënimin nga dezinformimi rus dhe jo vetëm.

Kryeministri ishte pjesë e panelit të liderëve, krah Robert Golob, (kryeministri i Sllovenisë), Andrej Plenković, (kryeministër i Kroacisë), Milojko Spajić, (kryeministër i Malit të Zi) dhe Miloš Vučević, (kryeministri i Serbisë)

Rama fillimisht tregoi në forum historinë e himnit të Rusisë që më së pari ishte himni i Bashkimit Sovjetik. Rama theksoi se në BS dhe Rusi janë ndërruar liderët, të cilët kanë ndryshuar tekstin e himnit, por jo muzikën e tij.

'Nga historia kemi mësuar se në Rusi muzika nuk ndryshon. Është  dhe në historinë e himnit rus për të cilin kishim mundësi të flisnim. Sepse kur Stalinit i duhej teksti për himnin, i duhej diçka e fortë dhe brutale dhe më pas kur erdhi Hrushovi dhe mendonte se disa gjëra duhej të ndryshonin dhe Stalini duhej disi të vihej mënjanë ai i kërkoi të njëjtit autor të himnit të shkruante një tekst tjetër. Dhe më pas kur Boris Jelcin erdhi dhe nuk kishte më Bashkim Sovjektik, dhe i njëjti tekst shkrues, i cili ishte shumë i vjetër erdhi për të shkruar një tekst tjetër.

Dhe më pas Putini donte një tekst tjetër, por muzika ishte e njëjtë. Kështu që e mësuam me të keq, sepse nuk ishim si këta, ishim tërësisht të izoluar nga perëndimi dhe nga lindja. Ishim Korea e Veriut e Europës. Dhe të qenit jo ambig, është ajo që jemi. Ishim jo ambig për Perandorinë turke edhe pasi vetë turqit vendosën që nuk ishte më një ide e mirë. Ishim jo ambig për Stalini edhe kur vetë rusët vendosën se nuk ishte më një ide  e mirë.  Kështu do të jemi jo ambig për BE dhe SHBA edhe kur europianët të vendosën se nuk është një ide e mirë.'

Më tej, kryeministri theksoi rëndësinë e të qëndruarit përkrah Ukrainës në këtë luftë ndaj Rusisë.

'Kështu që jemi tërësisht pas Ukrainës, për një arsye të thjeshtë, pasi duket surreale që në kohën tonë, një vend në Europë vendos të ndryshojë kufijtë brutalisht me forcë, duke pretenduar se është e vetja. Kështu që është tërësisht e pamundur për ne. Por jemi të vetëdijshëm që jemi shumë të vegjël që të ndryshojmë fatin e cilësdo beteje. U përpoqëm shumë të ishim qendra e botës për 50 vite, nuk ishte ide e mirë. Kështu që jemi tani shumë krenar që jemi përkrah partnerëve dhe miqve tanë, tërësisht pas SHBA ashtu si ju dhe BE. Kështu që për ne është e qartë që nuk ka hije në mes, është e bardhë ose e zezë. Dua të shtoj vetëm një gjë për vendet demokratike dhe për demokracitë e mëdha, jo ne. Është kjo gjë që e përsërisim, ndërhyrja ruse, ndërhyrja ruse.'

Sakaq, Rama u shpreh se ekziston një rrezik i madh në mediat sociale në Europë dhe vendet demokratike si pasojë e dezinformimit rus dhe iranian. Sipas tij, ky infiltrim vjen prej lirisë së fjalës në vendet demokratike.

'Dëgjova dhe presidentin e Forumit të Bledit, të thotë që besoj tek njerëzimi. Por kur sheh se si rusët janë futur kudo përmes mjeteve që ne po i lejojmë të futen falas, duke shkatërruar çdo ditë fëmijët tanë, duke shkatërruar çdo ditë sensin e komunitetit, sensin e komunikimit, sensin e vetë demokracisë dhe kam parasysh mediat sociale. Nuk e kuptoj ç’duhet të ndodh më shumë që media sociale në këtë mënyrë se si ne po e trajtojmë është aseti më i madh i rusëve, iranianëve dhe kushdo tjetër. Dhe do ndaloj duke thënë, shikoni versionin e tik tok në Kinë, është një realitet shumë i bukur atje.

Shikoni versionin e tik tok për ne, është vetë ferri. Dhe ne e quajmë liri. Por për sa kohë nuk e kuptojmë që liria e të pasurit, nuk mund të jetë e njëjta me lirinë e fjalës, ne po sabotojmë, dhe po përdor një fjalë që rusët e pëlqejnë, sabotim i së ardhmes sonë në emër të diçkaje që nuk e arrij dot. Dhe nuk mendoj se prindërit tanë ishin budallenj dhe gjeneratat e gjyshërve tanë ishin budallenj që na kërkonin të silleshim me edukatë, të mendoheshim dy herë para se të flisnim. Dhe nuk mendoj se shtypi ishte më pak i lirë kur kishte shqyrtim të fakteve, kur kishte rrugëdalje nëse ofendoje apo abuzoje gjëra nga më të tmerrshmet me një tjetër njeri. Në këtë mendoj se e kemi humbur, që rusët dhe të tjerëve po i jepet xhiro falas përmes hapësirës fantastike të lirisë së fjalës.'

Forumi bashkoi pjesëmarrës nga fusha të ndryshme, për të shkëmbyer mendime dhe ide për të zgjidhur sfidat aktuale dhe të ardhshme dhe ofron mundësi për t’u takuar dhe për t’u lidhur liderët rajonal dhe global.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bali: 03/09/2024 04:36

    Dhe flet i biri i byrose si sketerre na i ati e menxyre nga daiu! Putini te pakten nuk ishte pjelle e byrose. As mbeshtetet tek trafikante si Tome Doshi apo vrases e padrinio si Laze Hasanbelliu.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?