Aeroporti “Nënë Tereza” ka qenë ndalesa e parë e emigrantëve nga Londra që kishin si destinacion Kukësin, nga ku nis zyrtarisht fluturime aeroporti “Zayed-Flatrat e Veriut”.
Kryeministri Edi Rama se bashku me një grup emigrantësh, të cilët kanë udhëtuar nga Londra, janë nisur tashmë nga aeroporti i Rinasit drejt aeroportit të Kukësit. Rama është shoqëruar dhe nga ministrja e Infrastrukturës, Transportit dhe Energjitikës, Belinda Balluku.
Rama: Po, për Kukës ëëë?
Emigranti: Po po!
Rama: Po si shpjegohet, u bë aeroporti ë
Emigranti: U bë, u pa puna.
Rama: U pa puna ë, jo do votosh PD tani s’ka diskutim.
Emigranti: Gjë e bukur është bërë.
Rama: Jo unë flas për ty, se ti s’ke besuar
Emigranti: E mbajte premtimin aman.
Rama: Po mos rrini dy veta afër mo vëlla se e keni me vende të ndara, ti që e kthen kokën andej dil këtej, rri në një rresht që është bosh se kështu e kemi bo. Në rregull, gati jeni të gjithë ju, tani vazhdo se ne po nisemi!
‘Nga Aeroporti “Nënë Tereza” drejt Kukësit në Aeroportin Ndërkombëtar të "Zayed Flatrat e Veriut", me pasagjerët VIP, çunat çamarrokë të fejsbukut nga Londra!’- shkruan Rama.
Rama bashkë me Muhammed El Alabbar president i EMAAR
Lajmi kryesor:
Ulet avioni i parë në Aeroportin e Kukësit 'Zayed, Flatrat e Veriut', festë kuqezi dhe entuziazëm! Rama zbret me emigrantët nga Londra: S'jam 3D, por real! Ditë e veçantë për shqiptarinë
M.Q./ReportTv.al