Bujtina në Berat

Rama: Një tjetër bujtinë e bukur gati të hapë dyert në Berat

14 Maj 2022, 12:04| Përditesimi: 14 Maj 2022, 12:14

  • Share

Një bujtinë është gati të hapë dyert së shpejt në Berat për të mikpritur vizitorët. Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetin e tij social ‘Facebook’ pamje nga bujtina e cila ndodhet vetëm 10 km nga qyteti, në fshatin Fushë-Peshtan.

Rama tregon se kjo bujtinë fillimisht ka qenë një biznes i vogël familjar, por me ndihmën e AZHBR-së është zgjeruar.

“Një tjetër bujtinë e bukur gati të hapë dyert së shpejti në Beratin 2 mijë vjeçar. Vetëm 10 km nga qyteti, në fshatin Fushë Peshtan, "Kantina Pupa", deri dje një biznes i vogël familjar, që sot me ndihmën e qeverisë përmes AZHBR është zgjeruar me 20 hektar vreshta rrush autokton, 1000 rrënjë ullinj, 2 salla degustimi vere dhe 15 dhoma në funksion të agroturizmit të zonës”, shkruan Rama.

Agroturizmi është kthyer në një formë e shkëlqyer biznesi për banorët në zonat dhe për të rritur ekonominë.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • titi: 31/05/2022 21:29

    populli ska nevoj per kartolina por per pune Vendi po boshatiset nga qeverisja e keqe .Njerzit nuk kane asnje rrugdalje.

    Përgjigju
  • Vali: 14/05/2022 19:20

    Bravo, PRONARIT TE SHTEPISE,,,,SHTEPIA NGA JASHTE DUKET E MREKULLUESHME,,,SI KJO TE BEHEN DHE SHTEPI TE TJERA...

    Përgjigju
  • Aida: 14/05/2022 14:39

    Kush do shkoje? Mijera shqiptare largohen cdo muaj nga qeverisja e keqe e vendit. Kane ngelur vetem pleqte e femijet.

    Përgjigju
  • lori: 14/05/2022 14:34

    berati eshte nje vend teper mikprits, plot kulture dhe ajo cka duhet permendur eshte se ne jemi pjese e UNESCO, tashme!

    Përgjigju
  • Valdrin: 14/05/2022 14:28

    Kjo bujtine do jete nga me te vizituarat sepse qenka bere ne qytetin e nje mije e nje dritareve,Beratin.Shpresoj te hapet sa me pare e te shkoj e te provoj dhe ushqimin tradicional beratas

    Përgjigju
  • Drita: 14/05/2022 14:24

    Bujtina te tilla i duhen vendit tone per te zhvilluar turizmin ne vend. Ku ka me mire se te vizitosh nje bujtine si kjo per te provuar gatimet tradicionale dhe te shijosh nje pamje relaksuese

    Përgjigju
  • Tirona: 14/05/2022 14:21

    Tka ik ene ai çik lezet që ke pas si personazh.Përfundove tu promovu hotelet e Ruçit në uj të ftoft e bujtina e lokale cep e më cep. Mos dil mo për kto gjona se më i shpif bohesh. Shif jepi drrejtim venit se po largohen nga 100 vetë në ditë me autobuza nga Shqipnia. Zbrazët venin të gjith si majtas e djathtas.Ja arritët qëllimit me e zbath venin.

    Përgjigju
  • Denis: 14/05/2022 14:20

    Po boll more me kete lloj patetiz.i ne kor. E keni degjeneruar fare. Nje gje eshte e dukshme qe pas cdo fotoje te kryehajdutit, qendron nje tjeter hajdut. Qe e ka gati per te vjedhur ne zgjedhjet e ardhme . Po kjo menyra e shemtuar e te komentuarit ne kor se sa i mire eshte Kryeministri eshte komplet bajate.

    Përgjigju
  • Shefqet: 14/05/2022 14:18

    Nje bujtine e ndertuar sic i ka hije qytetit te Beratit,i cili vizitohet ne cdo stine te vitit.Sherbimi qe do ofroje kjo bujtine do jete fantastike.Do kemi nje arsye me shume per te shkuar tek kjo bujtine

    Përgjigju
  • Jorgo: 14/05/2022 14:12

    Hapja e kesaj bujtine eshte ne te mire te vendit e cila do te ofroje gatimet tradicionale te vendit ku vizitoret qe do vizitojne qytetin e beratit mund te kaloj e nje dreke ose darke te kendshme aty

    Përgjigju
  • Kleandra: 14/05/2022 14:11

    Nje bujtine shume e kendshme esht ber ne Berat. Mezi pres ta vizitoj

    Përgjigju
  • alfred: 14/05/2022 14:10

    kjo lloj mbeshtetje ka ndod vetem nen qeverisjen tuaj z.Rama.Me vjen mire qe mendon per cdo gje dhe per cdo njeri qe vertete ka nevoje te mbeshtetet nga qeveria per x arsye.Duke theksuar faktin se berati eshte nje qytet nikoqiresh te cilet e zbukurojne me teper ate vend te begate

    Përgjigju
  • Frenki: 14/05/2022 14:10

    Nje bujtin vertet e bukur dhe me nje arkituektur qe i pershtatet shume qytetit te bukur te beratit

    Përgjigju
  • Bledi: 14/05/2022 14:09

    Fale mbeshtetjes se qeverise po dalin ne pah bukurite tona natyrore.Nje bujtine e ndertuar shume bukur ne qytetin e nje mije e nje dritareve.Do jete ne listen e nje nga destinacioneve te mia me patjeter.

    Përgjigju
  • Redi: 14/05/2022 14:09

    Jo vetem investim i rendesishem ne turizem por edhe vende te reja pune te hapura

    Përgjigju
  • redi: 14/05/2022 14:08

    keto jane gjerat e mira qe qeveria ben per qytetaret dhe aq me teper kur do ti hyj ne ndihme nje vendi te bukur sic eshte berati.Duke dhen nje mbeshtetje per kete biznes dhe duke e lejuar te shtrihet me tej per te pasqyruar punen dhe vlerat qe i shton nje vendi si berati.

    Përgjigju
  • tima: 14/05/2022 14:08

    vertet shume e bukur e ka bere beratin me te bukur sec ishte nje mrekulli e vertet

    Përgjigju
  • Liza: 14/05/2022 14:08

    Nje mbrekulli e bere ne qytetin e beratit. Po e lulzoni vendin ton dita dites,turistet do e mbushin vendin tone kete vit dhe do jen shume te kenaqur nga cfare do te shohin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?