Kryeministri Edi Rama njoftoi sot krijimin e Operatorit Kombëtar të Trajtimit të Mbetjeve, një agjenci e re që do të jetë në funksion të të gjithë vendit, ndërsa bashkitë do të jenë kliente. Kjo agjenci parashikohet në projektligjin e ri për menaxhimin e integruar të mbetjeve dhe pjesë e integrimit në BE.
Por ndryshe mendon opozita dhe deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku.
Ligjëvënësja demokrate, me anë të një reagimi në rrjetin social Facebook, i ka cilësuar si “leksione me kostum e kollare”.
“Një tjetër konferencë ku “njëshi” flet, “dyshi” paraqet poëer point, ndërsa bashkitë që kanë çelësat e kashtës shënojnë pa të drejtë fjale. Sa më i bukur power point, aq më e pisët bëhet Shqipëria!”, tha ajo mes të tjerash.
Tabaku nënvizon se PD kishte dhënë zgjidhjen që para 12 viteve për çështjen e mbetjeve.
Postimi i plotë i Jorida Tabakut në Facebook:
“Një tjetër konferencë ku “njëshi” flet, “dyshi” paraqet poëer point, ndërsa bashkitë që kanë çelësat e kashtës shënojnë pa të drejtë fjale. Sa më i bukur poëer point, aq më e pisët bëhet Shqipëria!
Asnjë fjalë për 430 mln € kontrata të inceneratorëve.
Asnjë fjalë për 12 vite mashtrime se gjoja Shqipëria ishte pastruar.
Vetëm leksione me kostum e kollare!
Zgjidhja e propozuar në Power Point?
Landfill!
Dhe landfilli qe zgjidhja që kishte dhënë PD që para 12 viteve, me studime e dokumente zyrtare edhe me buxhet. Këtë e propozoi sërish edhe në opozitë. Edhe BE-ja ne 4 progres raporte kur kritikonte inceneratorët, edhe KLSH-ja kur bëri auditin madje edhe Komisioni Hetimor Inceneratorëve e theksoi si alternativë të drejtë.
Por qeveria zgjodhi inceneratorët, i mbrojti publikisht, politikisht dhe sot vazhdon t’i paguajë nga taksat e shqiptarëve.
Sa më i bukur power point, aq më e pisët bëhet Shqipëria!”
Komente
