Edi Rama

Politikë

Rama njofton hapjen e fushatës më 12 Prill: Mblidhemi nga 12 qarqe, rreth 12 yjeve të Europës! PD e çel më datë 11

8 Prill, 14:58| Përditesimi: 8 Prill, 19:06

  • Share

Më 11 prill nis zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e 11 majit 2025, të cilat do të përcaktojnë parlamentin e ri. Partia Socialiste do ta çelë fushatën një ditë më pas, më 12 prill, dhe arsyen kryeministri Edi Rama zgjodhi ta zbulojë vetë duke sqaruar se lidhet me simbolikën e 12 yjeve të flamurit të BE-së.

 “12 prill nga 12 qarqe rreth 12 yjeve të Europës”, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale.

Fushata e socialistëve, që pasaportën europiane dhe integrimin brenda 2030 pritet ta ketë po ashtu kryefjalë të takimit, do të hapet në sheshin Skënderbej në mesditë në orën 12.00.

Ndërkohë Partia Demokratike do ta çelë fushatën zgjedhore më 11 prill në orën 19:00 në sheshin “Nënë Tereza Kryetari i koalicionit Aleanca për Shqipërinë Madhështore Sali Berisha njoftoi këtë të martë se në hapjen e fushatës do të jetë edhe Chris LaCivita, drejtuesi i fushatës elektorale të PD, i cili të vetmen dalje publike krah Berishës deri më tani e ka pasur më 10 shkurt.

Postimi i kryeministrit Rama

H.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?