Politikë

Rama njofton krijimin e Operatorit Kombëtar të Trajtimit të Mbetjeve: Në dispozicion të të gjithë republikës, bashkitë do jenë kliente

28 Gusht, 11:23| Përditesimi: 28 Gusht, 12:54

  • Share

 

 

Kryeministri Edi Rama njoftoi krijimin e Operatorit Kombëtar të Trajtimit të Mbetjeve, një agjenci e re që do të jetë në funksion të të gjithë republikës, ndërsa bashkitë do të jenë kliente. Kreu i qeverisë tha se kjo agjenci parashikohet në projektligjin e ri për menaxhimin e integruar të mbetjeve.  Ai e cilësoi kapitullin e BE-së për mbetjet si më sfiduesin.

“Dëshiroj që të gjithë pa përjashtim, në të gjitha nivelet dhe territorin që kanë një funksion publik si të zgjedhur apo nëpunës të lidhur me çështjet e mjedisit të vetëdijësohen se ky është kapitulli më sfidues i negociatave dhe aspekti më sfidues i anëtarësimit tonë në BE. E them me keqardhje që ndërkohë që kemi vënë re një përmirësim të mëtejshem të gjithë proceseve të pastrimit, nuk vëmë re asnjë vetëdijësim më domethënës nga ana e qytetarëve në raport me mbajtjen pastër të territorit dhe nuk vëmë re përmirësime domethënëse as në trajtimin e mbetjeve. Në këto kushte, duke marrë parasysh edhe vështirësitë, duke parë edhe vendet e tjera, ne do të çojmë përpara një paketë të re reformash e masash, të cilat ministrja do t’i shpjegojë më në detaje por dua të them se së pari, është projektligji i ri për menaxhimin e integruar të mbetjeve, ku kemi parashikuar krijimin e Operatorit Kombëtar të Trajtimit të Mbetjeve. Një agjenci e re e cila do të jetë në dispozicion të të gjithë republikës, të pushtetit vendor, qytetarëve, të këtij misioni për në BE, duke përqendruar të gjithë procesin e trajtimit të mbetjeve. Nuk do të jetë më proces i administruar nga bashkitë, por nga ky operator kombëtar në bashkëpunim me të gjitha hallkat e tjera të qeverisjes dhe në raport me te cilin, bashkitë do të jenë klientë, njësoj siç janë në operatorët e tjerë.”, u shpreh Rama.


Lajmi kryesor:

Operator Kombëtar për Trajtimin e Mbetjeve, Bashkitë ‘kliente’! Rama: Kapitulli me sfidues në rrugën drejt BE (VIDEO)


Xh.D/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Aksidentet e rënda rrugore, a duhen ashpërsuar dënimet në Kodin Penal?