Burime për Report Tv nga mbledhja e shtabit elektoral thonë se Rama pasi drejtuesit politik kanë dorëzuar analizën e tyre për sa i përket problematikave të qytetareve dhe performancën e shërbimeve nga drejtuesit e institucioneve, Rama u ka kërkuar qe të evidentojnë çdo drejtor qe nuk i ka ofruar shërbimin e tyre qytetarëve! Gjithashtu kryesocialisti u ka thënë drejtuesve të qarqeve që duhet bërë një rishikim i çdo drejtuesit të institucioneve publike që kanë dështuar në punën e tyre. Rama tha se nuk do lejohet arroganca e këtyre personave ne krye te institucioneve.
Lajmi kryesor:
Zgjedhjet 2021/ 2 orë mbledhje me drejtuesit e qarqeve, Rama: Drejtorët të bëjnë punën ndaj qytetarëve ose do shkarkohen! Nuk do të tolerohet arroganca e tyre
//ReportTv.al