Politikë

Rama e la pa karrige në tryezën e dialogut, Idrizi për Report Tv: I dobët, e ka me çështjen çame (VIDEO)

18 Shtator 2019, 19:10| Përditesimi: 18 Shtator 2019, 19:24

  • Share

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme u bëri një ftesë të hapur për dialog të gjitha partitë opozitare për reformën zgjedhore, por la jashtë kryetarin e PDIU-së Shpëtim Idrizi.

Pas mbledhjes me aleatët në selinë e PD-së, Idrizi i pyetur nga gazetari i Report Tv, Merin Maçi u shpreh se qëllimi i Ramës është nxjerrja jashtë e faktorit PDIU dhe cështjes çame.

"Është një mënyrë shumë e dobët e zotit Rama për të relativizuar PDIU-në edhe cështjen çame edhe Shpëtim Idrizin, kjo vjen pas përpjekjeve për të nxjerrë jashtë faktorin e PDIU-së nga parlamenti i Shqipërisë për të hequr cështjen çame nga programi i qeverisë" tha ai.

Por a u diskutua në mbledhjen me aleatët edhe për ftesën e kryeministrit Rama? "Padyshim ishte pjesë e diskutimeve dhe ajo që tha zoti Basha është qëndrimi i të gjithë opozitës" përfundoi Idrizi.

Komento

Komente

  • Cami: 19/09/2019 02:54

    Ik ore Idriz zhduku. Rama ka bere me shume per ceshtjen came sesa mund te bej nje hajdut ne 100 jete! Te fala mashtures.

    Përgjigju
  • Lui: 18/09/2019 21:27

    Nuk e ka me ceshtjen came o Idriz, por me partine qe udheheq ti. Se e hengretne bese. Dolet nga qeveria dhe u bashkuat me PD se kujtuat se u be deti kos dhe do rrinte Shqiperia gjithmone hiq nje pale e ver nje pale tjeter. Kete here nuk pate intuite Shpetim.

    Përgjigju
  • USA: 18/09/2019 19:35

    PO KY DOBIÇI ÇAM ÇA KERKON APO KA MBETUR PA VJEDHUR SE ESHTE MESUAR NE KOHEN E F NANOS QE VIDHTE ME DUAR E ME KEMBE ÇAMI MUTIT

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?