Kryeministri Edi Rama

'Ushtria në terren për pastrimin e inerteve të rindërtimit'! Rama: Për zgjedhoren e bëmë pjesën tonë! Në Paris për punë, luksin ua lë atyre që më shajnë

1 Qershor 2020, 12:34| Përditesimi: 1 Qershor 2020, 12:56

  • Share

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur i bindur se mazhoranca e ka bërë detyrën e saj për t'a mbyllur Reformën Zgjedhore brenda 31 majit, siç ishte lënë dakord nga palët politike, e pikërisht për këtë motiv zgjedh të mos bëjë më deklarata, por ta mbyllë këtu diskursin politik. Teksa opozita ka akuzuar mazhorancën se është shkaktare që nuk u arrit mbrëmjen e djeshme pasi "nuk hiqte dorë nga privilegjet e saj", Rama i quan si dezinformim.

"Sa për Reformën Zgjedhore dhe dizinformimet që vazhdojnë, do të presim edhe sot pa folur pasi kemi bërë pjesën tonë duke respektuar afatin 31 maj", shkruan Rama. Megjithatë, Reforma Zgjedhore nuk ka qene fokusi i vetëm shefit të qeverisë. Ai ka njoftuar se ditën e sotme se për të përshpejtuar procesin e rindërtimit të zonave të tërmetit, do të zbresë në terren ushtria për pastrimin e inerteve nga sheshet e Rindërtimi.

"Sot kemi angazhuar edhe ushtrinë për operacionin e pastrimit të inerteve nga sheshet e Rindërtimit, ku shpejt do të nisin projektet", shprehet Rama.

Nga ana tjetër nuk ka lënë pa një përgjigje opozitën, e cila e ka akuzuar se ka shkuar për fundjavë në Paris me charter personal, për të kaluar fundjavën në kohë pandemie. Në përgjigje të tyre, Rama shprehet se ka qenë për një vizitë informale të nivelit të lartë vetëm një ditë.

"Unë s'jam në Francë po në Shqipëri qysh pardje! Kam shkuar pasditen e të premtes e jam kthyer mesditën e të shtunës për një vizitë informale të nivelit të lartë dhe "shpenzimet e luksit e të fundjavave jashtë" ua kam lënë atyre që të vetmen punë kanë të më shajnê ditë-natë! Pikë", përfundon kryeministri Edi Rama.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kafsha: 01/06/2020 14:17

    A nxiret ushtria për kete pune? Turp! Duam Enver djalin sepse ai vuri në pune popull bagtine për kete pune me pune vullnetare. Vetem keshtu shqiptari begatoi e lulezoi. Tani shqiptari ka trashur barqet e qafet nga dembelizmi. Rri trotuareve me armë zjarri dhe ben te fortin. Ngrihu Enver djali!

    Përgjigju
    • Ardea: 02/06/2020 11:54

      vet emri i juaj tregon mjaft per ju.eshte mekat qe ai qe e shani ju seshte gjalle e me ju tredh si ka ba me soin tend,e te kuptojne njiher e pergjithmone se pa punue ska shtet,e ushtria eshte pjese e shzetit.

  • katarakti: 01/06/2020 13:48

    Perse shumica nuk e ben te qarte se per çfare eshte dakort dhe per çfare nuk eshte dakort per reformen zgjedhore?! Psh a eshte dakort qe te kalohet ne sistemin maxhioritar me lista te hapura apo jo?!

    Përgjigju
    • Pjeter: 01/06/2020 17:28

      Po ta thote ne menyre te qarte,do presin edhe sot pa folur.

  • hasani: 01/06/2020 13:42

    Takim informal te nivelit te larte nuk ka pasur as kete jave e as kete muaj ne paris se nuk ka asnje udhetim. vec ti ke qene per te bere ca shoping me ate biznesmein qe mori tenderin per energjine ne vlore o shoku Rama

    Përgjigju
  • Mentori: 01/06/2020 13:17

    Po por perse nuk jep detaje te kesaj vizite "informale" dhe te nivelit te larte madje. Vetem vizite apo dhe takim i formal, apo takimi ishte formal? Ne fillim ishte per pune, por pa permendur nese ishte zyrtare ose jo, tani del informale, perseri pa permendur ne cilesi zyrtare apo jo. E kuptoni se si tallen ? Nuk eshte se duhet ti ktheje pergjigje opozites te degjeneruar shqiptare, por transparence ndaj publikut.

    Përgjigju
  • Landi: 01/06/2020 13:01

    Eshte e kuptushme se pd do te nxjerr vazdimisht dicka qe eshte e pa realizushme duke vazhduar pafundesisht me kerkesat shkurt eshte e pa interesuarper zgjedhore ajo do qe gjithcka ta ket vet ne dore per ti manipuluar zgjedhjet ashtu sic ka ber sa here i ka pas ne dore institucionet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?