Zgjedhjet 2025/ Rama mbledh 1 orë Kryesinë e re të PS, ndahet puna për 3 drejtuesit e Tiranës! Hasani e Kuko në ndihmë të Ballës për takimet me diasporën

9 Shtator, 18:35| Përditesimi: 10 Shtator, 10:22

  • Share

TIRANË- Kryesocialisti Edi Rama nuk humbi kohë dhe një ditë pas zgjedhjes mblodhi pasditen e sotme (9 shtator 2024) në një takim në selinë rozë Kryesinë e re. Rama ka dhënë porositë për fushatën zgjedhore të 2025-ës. Ai u ka kërkuar anëtarëve të rinj të kryesisë që të nisin përgatitjet për zgjedhjet 2025 dhe të angazhohen në terren.

Burime nga mbledhja bëjnë me dije për Report Tv dhe Shqiptarja.com se Rama ka dhënë edhe porositë se si do të ndahet puna mes tre drejtuesve politikë të Tiranës, Erion Veliaj, Elisa Spiropali dhe Ogerta Manastirliu.

Burimet thonë se Erion Veliaj do jetë drejtues politik për të gjithë qarkun, ndërkohë që Manastirliu do të merret me organizimin në strukturën e partisë në Bashkinë Tiranë. Sa i takon Spiropalit do merret me strukturën e partisë në bashkitë e tjera të qarkut: Kamëz, Vorë, Rrogozhinë dhe Kavajë.

Kryeministri Rama ka kërkuar angazhim më të madh edhe në takime me diasporën. Veç Taulant Ballës që do të jetë drejtuesi politik për Diasporën, në grupin që do të organizojë punën dhe takimet do të jetë edhe Romina Kuko, anëtare e Kryesisë dhe kryetare e këshillit Bashkiak të Tiranës si dhe Igli Hasani, ministër i Jashtëm dhe Zerina Bruci, sekretare për Diasporën.

Mbledhja me dyer të mbyllura zgjati rreth 1 orë, ndërsa në përfundim të saj Rama nuk preferoi të flasë për mediat, por me batuta uroi ditën e parë të shkollës. Mbledhjes së Kryesisë i parapriu një bashkëbisedim me 108 aplikantët e deritanishëm në platformën 'Deputeti që duam'.

Asamblenë e Partisë Socialiste, e cila u mbajt një ditë më parë (8 shtator), kryesocialisti Edi Rama ju bëri të qartë deputetëve se sigurimi i një vendi në Parlament, nuk do të jetë aspak i lehtë.

Rama tha se në listën e sigurt do të jenë deputetët vetëm me një mandat, dhe të rinjtë. Deputetët me më shumë se një mandat, dhe vetë ai, si kryetar i partisë do të jenë në garë të hapur me të tjerët, ndërsa parashikoi një humbje të thellë të PD-së.

 Kryesia aktuale e PS  
Edi Rama - Kryeministri i vendit, kryetari i PS-se
Niko Peleshi - Kryetari i grupit parlamentar të PS-së
Blendi Klosi - Sekretari i Përgithshëm i PS-së
Të zgjedhur nga Asambleja e PS më 8 shtator 2025 
Lindita Nikolla    
Albana Kociu
Klodiana Spahiu
Anila Denaj 
Etilda Gjonaj
Erjon Braçe
Arben Pëllumbi
Toni Gogu
Eduard Shalsi
Igli Hasani
Sekretariati ekzekutiv i PS 
- Sekretar i Përgjithshëm - Blendi Klosi 
- Sekretari i Organizimit dhe për Zgjedhjet: Damian Gjiknuri
- Sekretare për Diasporën - Zerina Bruci 
- Sekretar për Rininë - Roi Basha  
- Sekretare e Gruas, Evis Kushi
- Sekretar i Marrëdhënieve me Jashtë, Romina Kuko
- Sekretare e Programit, Milva Konomi
Drejtuesit politikë në 12 në qarqe 
Tirana: Erion Veliaj
Durrës: Emirjana Sako
Shkodër Benet Beci
Lezhë: Ulsi Manja
Kukës: Pandeli Majko 
Dibër: Blendi Gonxhe
Elbasan: Arbian Mazniku
Fier: Belinda Balluku
Korçë: Niko Peleshi
Gjirokastër: Mirela Kumbaro
Berat: Ervin Demo
Vlorë: Bledi Cuci
Drejtues politik për Diasporën Taulant Balla 

Ora 15:30
Përgatitjet për mbledhjen e parë të Kryesisë së re/ Në PS bëhet gati banderola 'Deputeti që duam': Fokusi tek, diaspora, rinia, gratë dhe profesionistët

1725888472_seliaeps.jpeg

Banderola 'Deputeti që duam'

Në Partinë Socialiste po bëhet gati një banderolë e madhe për të prezantuar platformën e re nga ku do të përzgjidhen disa prej kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 2025.

“Deputeti që duam” është platforma që kryeministri Rama ka paralajmëruar që në Kongresin e Partisë Socialiste në fund të korrikut.

Kjo platformë e re do të ketë fokusin tek 4 kategori: diasporën, rininë, gratë dhe profesionistët.

Përgatitjet po bëhen vetëm disa orë para nisjes së mbledhjes për konstituimin e Kryesisë së re të PS, tek selia rozë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 11/09/2024 01:52

    E dashur /Mara/,te them te drejten,nuk jam me asnjerin,as me Ramen,as me Berishen,as me Meten,as me Bashen,as me minipartite e tjera.Ashtu si, ju jam pjese e diaspores dhe kjo me mundeson mua ashtu si shume nga ne dhe ju gjithashtu, t'i shohim gjerat ndryshe nga bashkepatriotet tane atje ne vend.Dhe ky eshte nje pozicion shume interesant e shume i shendetshem politikisht,sepse duke qene larg dhe jo pjese e ngjarjeve,apo te ndikuar direkt/indirekt prej tyre, te mundeson t'i shohesh gjerat e boten nga siper e me gjere.Po te perdor menyren figurative te te folurit,diaspora i shikon ngjarjet e jeten ne Shqiperi me syrin qe shqiponja shikon boten ne fluturim,kurse shqipot ne toke,ne Shqiperi e shohin boten me syrin e lepurit,ujkut,cakallit,derrit etj.Preferenca,sigurisht qe kemi,ashtu sic keni ju,ashtu sic ka cdo njeri,por ato jane relative e jo te kushtezuara dhe jo te ndikuara,prandaj s'ua pertojme asnjerit majtas e djathtas, t'i japim hakun,t'i kritikojme e t'i lavderojme,sipas puneve,veprave e meritave e si rrjedhim nuk jemi pjese e elektoratit te besuar qe partite i kane gjithemone te sigurte ne xhep.Me thene te drejten diaspora eshte me e rrezikshme dhe me e paparashikueshme se elektorati /gri/ brenda vendit.Prandaj PS e PD e votuan me shpirt nder dhembe, te drejten e votes se diaspores,sepse para nesh ata duhet t'a provojne me vepra,jo me fjale meritimin e votes,prandaj dhe Balla i PS tani,apo dhe kushdo person nga PD,PL,etj qe do te caktoheshin nga partite e tyre respektive te fitonin zemren e diaspores,duhet te nxjerrin,lepurin,apo dhe luanin (sic deshironi ju)qe te bindin diasporen qe te votoje per ta.Dhe meqe ra fjala, ketu ku jetoj une,/te nxjerresh lepurin nga kapelja/to pull a rabbit out of a hat/d.m.th te besh dicka suprizuese,e te pamundur normalisht.Te shohim cfare /te pamundure/ do te bejne /BALLAT/e PS,PD,PL,etj per te fituar voten e diaspores!

    Përgjigju
  • Iris: 10/09/2024 02:12

    Te shohim cfare /lepuri/ do te nxjerre nga kapelja Balla, qe te beje per vete diasporen.

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 10/09/2024 07:30

      Irisi kuptohesh qe je demonkrate por kapelja e Balles ka Luane dhe jo lepuj si puna juaj qe zullumet qe keni bere ja faturoni te tjereve .Nderimi i pushtetit behet me vote dhe jo tju dhurohet epse populli e di kush eshte i miri dhe kush eshte zullumqari .

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?