Kryeministri Edi Rama nuk dha një përgjigje konkrete nëse do të ketë një paketë të dytë për rezistencën sociale, por theksoi se qëllimi kryesor është të ruajnë çmimin e energjisë.
"Është shumë e bukur të thuash Shqipëria në NATO. Të qenit në NATO ka dhe këto detyrime, sjell edhe nevojën për disa sakrifica. Shumë njerëz thonë ç'na duhet ne se çfarë bëhet në Ukrainë, ç'punë kemi ne. Po e duam ne lirinë dhe pavarësinë tonë apo e kemi opsionale dhe e masim me sa kafe pimë në ditë. E duam marrëdhënien me SHBA si strategjike apo e duan vetëm kur dita është me diell.
Ne kemi vijuar me fermerët, po bëjmë një tjetër plan për transportin publik. Aty janë ata që preken më shumë dhe do të shohim si do të ecin gjërat me energjinë. Nëse do jetë vit po aq i thatë, do të shpenzojmë shumë për të mbajtur çmimin që nëna jote të mos tmerrohet kur ndez dritën dhe të mos llahtariset kur vjen fatura e energjisë. Synimi ynë bazë është të ruajmë energjinë", tha Rama.
Lajmi kryesor:
Negociatat, Rama: Macron meriton mirënjohje, Maqedonia të pranojë propozimin! Samiti i NATO-s? Do të kemi bazë ushtarake në Durrës, vlerë strategjike
//ReportTv.al