Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një foto me Albin Kurtin, pas përfundimit të samitit të liderëve të Ballkanit Perëndimor.
Ndonëse marrëdhënia mes kryeministrit Rama dhe Kurtit është me rezerva, duket se me këtë foto, kreu i qeverisë shqiptare ka treguar se marrëdhëniet e tyre personale janë tejkaluar, për shkak të marrëdhënieve mes dy shteteve vëllezër.
Rama ka publikuar foton, ku shfaqet i përqafuar dhe i buzëqeshur krah kryeministrit Albin Kurti. Pas tyre, i buzëqeshur shfaqet edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Shqipëria ishte sot mikpritësja e samitit të radhës të liderëve të Ballkanit Perëndimor i cili u zhvillua në Pallatin e Brigadave. Në këtë samit morën pjesë liderët e Kosovës, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës.