Politikë

Rama nxjerr shifrat: Mbi 100 mijë turistë gjermanë në Shqipëri në 7 muajt e fundit

15 Gusht 2022, 11:25| Përditesimi: 15 Gusht 2022, 15:24

  • Share

TIRANË- Kryeministri Edi Rama vijon publikimin e shifrave të turistëve të huaj të cilët kanë ardhur që të kalojnë pushimet në vendin tonë. Së fundmi është ndalur te gjermanët, sipas së cilit në këto 7 muaj kanë ardhur 100 mijë turistë, përkundrejt 52 mijë në të njëjtën periudhë vitin e kaluar.

“Mbi 100 mijë turistë gjermanë e kanë vizituar në këta shtatë muaj vendin tonë, përkundrejt 52 mijë në të njëjtën periudhë vitin e kaluar.

Mediat gjermane vijojnë traditën e mirë të promovimit të Shqipërisë, ku këtë herë gjiganti “Die Zeit” i kushton një artikull rivierës shqiptare, florës e faunës”, shkruan Rama.

Më herët, kreu i qeverisë ka bërë me dije se Shqipëria është ndër të preferuar nga spanjollët, britanikët e francezët.

B.K./LR/ReportTv.al
Komento

Komente

  • drama: 15/08/2022 12:46

    te shpelafte ty me gjithe turistat e tuj...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?