Drejt pagës mesatare 900 euro, Rama: Arritje historike, falë rritjes së ekonomisë në të gjitha dimensionet! Fryt i punës sonë të përbashkët

10 Prill 2023, 10:07| Përditesimi: 10 Prill 2023, 20:24

  • Share

TIRANË- Paga mesatare në vendin tonë do të shkojë së shpejti 900 euro. Një arritje historike e ka quajtur kryeministri Edi Rama për vendin tonë, ndërsa thotë se paga mesatare thuajse dyfishohet me këtë rritje. Brenda harkut kohor të një vitit, Rama shkruan se paga mesatare do të shkojë në 900 euro. Kreu i qeverisë nënvizon se kjo do të ndodhë vetëm falë rritjes së të ardhurave për shkak të rritjes ekonomike që ka përfshirë vendin sidomos vitin që lamë pas, duke theksuar rekordin në eksporte, turizëm. Një tjetër arsye sipas Ramës është edhe forcimi i shtetit dhe uljes së korrupsionit në tatime e dogana.

“PAGAT E REJA, falë të cilave paga mesatare në Shqipëri thuajse dyfishohet duke arritur majën historike të 900Eurove në 2024, janë frut i një përpjekjeje të gjatë, këmbënguljeje e durimi të madh për reforma të vështira e masa të domosdoshme për ekonominë dhe për financat tona, rritjeje të të ardhurave falë rritjes së ekonomisë, tregtisë, investimeve publike e private, rritjes së prodhimit e të eksporteve, modernizimit të sistemit të mbledhjes së taksave përmes kompjuterizimit të transaksioneve në kohë reale, lehtësimit e rritjes së shpejtësisë së shërbimeve për biznesin falë digjitalizimit të tyre, forcimit të shtetit në tërësi dhe uljes së ndjeshme të korrupsionit në tatime e dogana, po mbi të gjitha, PAGAT E REJA janë frut i punës sonë të përbashkët, të çdo shqiptari e shqiptareje, që në shtet a në privat, kontribuon për ekonominë shqiptare me punën e vet”, shkruan Rama.

Paga mesatare në vend do të shkojë nga 563 euro në 900 euro. Ndërkohë paga miniamle nga 34 mijë lekë ka shkuar në 40 mijë lekë. Rritja e pagave do të shtrihet në dy faza. Brenda këtij muaji, me vendim të Këshillit të Ministrave, do të rritet paga për punonjësit e arsimit, shëndetësisë, zjarrfikësve, si edhe për policinë e Shtetit, Burgjeve dhe Gradës. Ndërkohë, në fazën e tjetër do të rritet paga për administratën, pasi projektligji të kalohet në Kuvend.

TABELA E NDRYSHIMIT TË PAGAVE
PAGA MESATARE
 ishte 563 euro- Bëhet 900 euro
ADMINISTRATA PUBLIKE: Nga 49 000 lekë - Bëhet 81 000 lekë
MËSUESIT E ARSIMIT BAZË: Ishte 74 000 lekë - bëhet 95 000 lekë
MËSUESIT E CIKLIT TË MESËM: Mbi 1 milionë lekë
PEDAGOGËT: Paga bazë rritet + 20%
INFERMIERËT: Paga bazë 87 000 lekë, me shtesat mbi 90 000 lekë

Tabela si ndryshojnë pagat 

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pension 20 mij lekesh: 10/04/2023 15:25

    Asnje vote nuk do maresh nga pensionistet

    Përgjigju
  • Jari: 10/04/2023 14:43

    Në Polici, në Gardë, në Policinë e Burgjeve, pas Gradës së lartë që është Drejtues vijnë gradat mesatare, ( për Oficerat ), bëhet fjalë si; Kryekomisar, Komisar dhe Nënkomisar, këtë duhet të spjegoni si ; sa ë ka sotë Kryekomisar dhe Nënkomisari pagën bazë dhe sa shkon paga e Re, të tjerat janë Dëngla ose " Saramanglla - Vinglla ".

    Përgjigju
  • Bel: 10/04/2023 14:03

    Shume vendime te mira jane marre nga qeveria Rama

    Përgjigju
  • Amarildo: 10/04/2023 14:00

    Kjo rritje pagash ,eshte thjesht njehsim pagash ne raport me inflacionin qe po rritet dhe bashke me te dhe rritja e çmimeve te ushqimeve qe ka kohe qe jane rritur por qe nuk ishte bere asnje indeksim. Jam i majte dhe kam votuar gjithmone per te ,por drejtimi ka devijuar se ka shkuar djathtas dhe nuk ka menduar kurre per shtresen e mesme,se per ate ne nevoje as qe behet fjale. Edhe pse me kete imazh dhe performance ,para inekzistences e opozites,e cila eshte me shume se sharlatane,kjo force politike,pra PS,mazhoranca e sotme,do te vazhdoje te drejtoje kete vend edhe per shume vite,packa se zona gri po shtohet si majtas dhe djathtas ,qe ben te mundur phesmarrjen e ulet ne zgjedhje.

    Përgjigju
  • Demiri: 10/04/2023 13:17

    Po me këtë lëvizje do të na rriten çmimet o tu rritët bari mbi....

    Përgjigju
  • adi: 10/04/2023 13:02

    do kerrcasi informaliteti tani duke kerkuar drejtorat nga min 5k euro per nje vend pune, mos me teper ndoshta 10k. se 5k mer ad cela ne durres per nje vend pastruese

    Përgjigju
  • goni: 10/04/2023 12:51

    Rrritja qe kerkonim te gjithe

    Përgjigju
  • Ani: 10/04/2023 12:50

    Paga te vilat kurr nuk i mendonim se mund ti kishim

    Përgjigju
  • ekonomisti: 10/04/2023 12:49

    Kur inflacioni truptetohet si fitore.

    Përgjigju
  • Loni: 10/04/2023 12:03

    Rroge shume e mire per jetesen ne vendin tone

    Përgjigju
  • Nori: 10/04/2023 12:02

    Eshte arritje e madhe nje page kaq e mire

    Përgjigju
  • titi: 10/04/2023 11:58

    presim nje rritje akoma me te madhe

    Përgjigju
  • XXX: 10/04/2023 10:25

    Po ik o skizofren

    Përgjigju
    • Deni: 10/04/2023 15:32

      Ketu tek ne KEQ te rritet KEQ te mos rritet…populli i thjeshte apo i ashtuquajturi elektorati GRI,kete e sheh dhe dhe duhet ta shohi positive,te kesh rroge me te madhe sec e kishe,nqs e shohim si tifoze te djadhte apo te majte,vari lesht masanej

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?