Politikë

Rama: Askush jashtë PS-së s'na kërkon dot llogari për korrupsionin! SHBA i largoi ushtarët, vijimësinë e SPAK e garantojmë ne! '21 janari' s'harrohet, një ditë paguhen

25 Shkurt, 18:20| Përditesimi: 25 Shkurt, 19:55

  • Share

TIRANE- Kryetari i PS-së, Edi Rama theksoi edhe një herë qëndrimin e partisë në pushtet se nuk ka kthim pas dhe as 'marrëveshje' me opozitën e kryetarin e PD-së Sali Berisha për të shkrirë SPAK apo ndalur reformën në drejtësi. 

Në takimin me asambletë socialiste të njësive 5, 6, 13, 14 të kryeqytetit pasditen e sotme Rama pranon se ka gjëra që nuk shkojnë por se lufta kundër korrupsionit është luftë brenda PS-së dhe se askush jashtë kësaj partie nuk u kërkon hesap sepse çfarë po ndodh sot është falë vendosmërisë së socialistëve.

Rama u ndal dhe tek dosja e 21 janarit duke kujtuar se për krime të tilla drejtësia vonon por nuk harron dhe një ditë përgjegjësit paguajnë.

Votën në zgjedhjet e 11 majit ua kërkon shqiptarëve për të çuar Shqipërinë në BE.

Duhet të fusim Shqipërinë në BE. Ai moment ndryshon gjithçka. Është një ndryshim kolosal, sepse nga ai moment është njësoj sikur hyre, u bë martesa, hyre në shtëpi dhe aty je pjesë e shtëpisë. Dhe nuk të sheh dot njeri nga lart-poshtë, sepse siç të bllokojnë sot fqinjët, se kështu i teket del njëri dhe e bëjnë hero, edhe pastaj të lënë ty një vit që “jo, po s'e shiko se do të bësh..”. S'të bëjnë më dot asgjë, je komplet i barabartë, nuk varesh më nga asnjëri. Patjetër që ka gjëra që nuk shkojnë, por ama duke filluar nga kjo e korrupsionit, kjo është gjëja më e tmerrshme. Është më e tmerrshmja që ne ta pranojmë pa luftë, që të na kërkojnë ne hesap të tjerët, ne mund t'i kërkojmë hesap njëri-tjetrit, ju mund të kërkoni hesap, mua unë mund t'ju kërkoj hesap juve, brenda po brenda, po askush jashtë kësaj partie nuk na kërkon dot ne hesap, për luftën kundër korrupsionit, sepse çfarë po ndodh sot është lufta jonë. Nuk jemi ne viktimat këtu. Nuk është një luftë që na e hapi Amerika, se Amerika i tërhoqi ushtarët që kishte sjellë për të ndihmuar dhe për të mbështetur SPAK-un, ikën. Nuk janë më aty, se i tërhoqi nga gjithë bota. Ja ku është SPAK-u prapë aty. Kush e mban SPAK-un tani aty? Meqë e kishte sjellë Amerika, e mbante Amerika, i bënte Amerika këto. Kush e mban pastaj? E keni dëgjuar bufin e kënetës që thotë do ta shkrijë? Në qoftë se ne do ishim ata që përpiqen të na pikturojnë, ishte shkrirë SPAK-u sot. S'kishte nevojë fare.

Një fishkëllimë bufit dhe kishte, e di si vinte, e di si vinte me ato flokët, sikur sapo ka zbritur nga motorri. zhaba, me Me zhapiqe, me bretkoca, me gjithë ushtrinë nga mbrapa për të shkrirë SPAK-un, por nuk ndodh kjo. Pse nuk ndodh? Jo se s'na lë Amerika, po sepse e kemi sjellë ne këtë punë deri këtu dhe e kemi sjellë jo sipas berihajit, sepse logjika më elementare s'kishin nevojë të kishe studiuar shkencë, logjika më elementare në qoftë se ti do të hysh në një reformë që do pavarësosh drejtësitë dhe do të hiqesh ti nga kontrolli, ti je i pari që do goditesh, sepse ti je në pushtet. Kush do goditet? Ti je në pushtet. Ata kanë disa kusure, ato të mëdha fare, që i dimë ne shumë mirë dhe ato kusure nuk harrohen. Unë ia u kam thënë me kohë. 21 janari është një nga ato krime që e ka treguar historia e botës, nuk ndëshkohen shpejt, por nuk harrohen kurrë edhe një ditë paguhen, po ja një, dy, tre kusure. Kusuret e tjera i ka ai që qeveris. Janë dy gjëra që duhen pasur parasysh.

E para, e thotë gjithë literatura për këtë punë është e analizuar, e studiuar, e shkruar që kur në një vend, lufta kundër korrupsionit intensifikohet, rezultatet dhe perceptimi nuk përputhen. Pse? Për një arsye shumë të thjeshtë, sepse flitet korrupsion, korrupsion, korrupsion, futen në mes interesat politike. Çfarë argumenti tjetër kanë ata? Ata s'kanë asnjë argument. Dhe kur them “ata” kam parasysh të gjithë, kuak – kuak- kua- të, jo vetëm kënetën bojë blu. Kam parasysh të gjithë çfarë kanë tjetër. “Të hynë të gjithë në burg”, “të gjithë në burg s'ka më”, si s'ka më. Por ne kemi pas 60 e kusur ministra në qeveri. Dy ministra të dënuar, njëri i Partisë Socialiste dhe njëri i Aleatit Strategjik, ndjesë pas, në mandatin e parë.

Pra, të mandatit të parët ata, njëri ende në gjykim, pra prezumimi i pafajësisë ekziston akoma, tjetri i arratisur për ti ikur drejtësisë. Kam harruar ndonjë? Mund të ishin edhe më shumë dhe prapë nuk do donte të thoshte fare që ne duhet të trajtohemi si njerëzit që duhet të paguajnë, pse në fakt hapëm kapakun e një pusete që ishte e mbyllur që nga 1912? Se në qoftë se ky është sebepi për të kundërvotuar Partinë Socialiste, atëherë duhet të na tregojnë një tjetër forcë politike, e cila që nga 1912, që ka bërë këtë që kemi bërë ne dhe tjetra është kush e garanton vazhdimësinë e kësaj? Të gjithë duam që kjo të vazhdojë. Të gjithë ju, të gjithë shqiptarët, ata që s'na votojnë. Një pjesë e madhe e tyre duan që kjo të vazhdojë.

Ok, po kush e garanton? Ndërkohë, bufi e ka thënë copë, do ta shkrijë. Kush e garanton, ca të tjerë që tentojnë çdogjë se as kanë gjë në dorë as nuk do kenë gjë në dore? Këtë e garanton vetëm Partia Socialiste, nuk ka tjetër. Vazhdimësinë dhe pakthyeshmërinë e reformës drejtësi e garanton Partia Socialiste.

Po e garanton Partia Socialiste dhe e blindon futjen në Bashkimin Evropian. Dhe bashkohen të dyja bashkë. Nuk është punë individësh më, është punë e një e një momenti historik kur ne e garantojmë reformën drejtësi dhe ecurinë e gjithë proceseve antikorrupsion, Bashkimi Europian i vë vulën, se aty pastaj s'bëhet fjalë të ketë kthim mbrapa.

Në takimin me 4 njësitë e partisë socialiste në Tiranë, dhe në krah të drejtuesëve politikë të kryeqytetit, Rama bëri një rezyme të të gjithë punës që 3 qeveritë e tij kanë bërë në 12 vite pushtet. 

Kryeministri Rama i ka intensifikuar takimet me socialistët në terren në prag të zgjedhjeve të 11 majit, duke i kërkuar që fitoren e mandatit të katërt ta konsiderojmë si një shërbim ndaj vendit për integrimin e vendit në BE.

Ora 18:51
Asambleja socialiste/ Rama: Një gabim që bën një bashki, kushton 100 pemë, por në sistemin e drejtësisë ka kosto në jetë njerëzish!

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit në asamblenë socialiste të njësive 5, 6, 13 dhe 14 në Tiranë foli për gabimet që mund të ndodhin në politikë dhë ato që mund të ndodhin në sistemin e drejtësisë.

Gjatë fjalës së tij Rama tha se një gabim që bën një bashki, kushton 100 pemë, por në sistemin e drejtësisë një gabim ka kosto në jetë njerëzish.

'Ndryshimi mes gabimeve që bën cilido tjetër, një gabim i bashkisë X në mbjelljen e pemëve. Janë mbjellur në korrik. Kushton 100 pemë që thahen. Një gabim i një sistemi të ri drejtësie kushton jetë njerëzish. Është një kosto shumë e madhe dhe për ne kur ndodh që e perceptojmë se këtu u shkel është edhe dhimbje. Kjo është politika. Duhet të këmbëngulim. Këto janë kosto. Rruga tjetër është kthehu ku ishe', tha Rama.

Ora 18:48
Rama: Disa na shkruajnë, akoma flisni për ujë, drita e rrugë! Po për çfarë të diskutojmë, për raketa?

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur Asamblenë e Partisë Socialiste të Tiranës. Gjatë fjalës së tij Rama foli për furnizimin me ujë në vend. Kryeministri tha se disa i shkruajnë se “pse ai  flet akoma për ujë, drita e rrugë.”

Lidhur me këtë Rama tha se kur PS mori detyrën, në Shqipëri kishte vetëm 4 zona me furnizim 24 orë me ujë. Ndërsa sot, sipas Ramës janë 43 zona urbane dhe 93 zona tjera rurale që kanë ujë  24 orë.

"Thonë ca Tirana s’ka ujë, Tirana s’ka ujë. Tirana ka 24 orë ujë në 67% territorit të vetë. Dhe ky nuk është opinion , është fakt i lexueshëm në të gjitha faturat e ujit dhe ka 17 orë ujë mesatare në pjesn tjetër të territorit. Mirë po po ti kthehemi pak historisë nuk ka pasur kurrë ujë 24 orë në fshat. Janë ca që shkruajnë akoma flisni për ujë drita rrugë. Po për ca të flasim për raketa? Kur ne e morëm detyrën në Shqipëri kishte vetëm 4 zona në gjithë Shqipërinë me furnizim 24 orë me ujë. Sot janë 43 zona urbane dhe 93 zona tjera rurale që e kanë ujin 24 orë. Nëse do bënim ujin 24 orë në të gjithë territorin atëherë do linim pas investime tjera, sepse kushtojnë miliarda lekë", tha Rama.

Ora 18:35
Rama: Kemi problem me Hipotekën! Por kush do e transformojë Kadastrën, 'Këneta?!' Shqipëria nuk mund ta humbasi këtë moment

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij me strukturat socialiste në Tiranë, u ndal edhe tek disa prej probleme gjatë qeverisjes socialiste.

Një ndër to është dhe hipotekat, por kjo nuk është një arsye për Ramën, për të mos votuar PS-në. Pasi nuk ka kush e rregullon këtë problem sipas tij, PD dhe Berisha (këneta) jo e jo. 

'Nuk e kam si ta mohoj që kemi problem me hipotekën. Pyetja është, ky problem është arsye për ta votuar PS, apo jo? Nuk do mend. Nëse nuk voton PS, nuk ka shans që në këto dy vite e pak të mbetura për të plotësuar transformimin e kadastrës nga A te ZH-ja ta bëjnë të ‘Mos o Zotshmit’. Kush do e bëjë Këneta? Nuk mund ta humbi Shqipëria këtë moment.'

Ora 18:31
'50% e miletit nuk paguante energjinë elektrike', Rama me strukturat socialiste: Bëmë uljen e parë të çmimit që nga 1990

 

Kryeministri Edi Rama ishte sot në takim me njësitë 5,6, 13 dhe 14 të Partisë Socialiste në Tiranë. Gjatë fjalës së tij, Rama evidentoi arritjet e qeverisë socialiste në ekonomi duke veçuar bonusin për pensionistët dhe uljen e çmimit të energjisë elektrike me 1 lek. 

'Dhe nëse në kohën kur morëm detyrën, biznesi i vogël quhej biznes me xhiro 30 mijë euro, sot është deri 140 mijë euro xhiro pa taksë. Si arrijmë të shkojmë nga një bonus për pensionistë 50 mijë lek të vjetra, në një bonus që dhamë për fundvit. Si mund të bëjmë dy bonuse njëri pas tjetrit? Sepse na jep mundësi ekonomia. Nuk presim lek. Janë paratë që mbledhim nga puna. Janë mjaftueshëm? Jo. Por janë më shumë seç ishin. Në këtë rrugë janë shumë gjëra që janë arsye për ne për tu ndjerë mirë, që ballafaqohemi.

Ne kishim një sistem, elektroenergjitik që në këtë orë, deri një dekadë më parë në këtë rrugë, për të bërë këtë mbledhje duhet ta bëje me shoqërinë e gjeneratorit. Dhe kur dilje në rrugë duhej të dëgjoje gjeneratorët. 50% e miletit nuk e paguante energjinë. Sot, kemi arritur 100% arkëtime. Dhe nga ana tjetër, kemi uljen e parë të çmimit të parë të energjisë që nga 1990. Ulet 1 lek në 9 lek, nuk ulet 1 lek në 1000 lek. U ul 10.5%. ky në çdo kilovat në fund fare për një pensionistë, për një familje me të ardhura të ulëta është shumë. Ne dembabadem, pensionistëve ua subvencionojmë një pjesë të energjisë elektrike.'

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bravo: 25/02/2025 20:39

    Ish kryeministri ne gare elektorale me 2 ish kryeministri. Vetëm partia mund te na gjykojë, mendime fortesisht komuniste.

    Përgjigju
  • Mala: 25/02/2025 19:49

    Ose e perkthyer “politiqenerisht” garantimi prej PS eshte nje “paqete” e re ligjore per te instaluar komisaret ramist ne BKH, SPAK dhe GJKKO! Sidomos tani qe Amerika la pas m.. te madh Ramofonia po ben gati shplarjen me sh… e saj politike. Ehh 21 Janri do vonoje, thote. Sapo te gjejne mundesine dhe kepusin Salen mbrena. Sa per autorin dora vete, Ramen, dhe bashkeautorin ekzekutor kriminelin Tom Doshi nenkupton qe me vone do ta gjejne nga perendia.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vota e Diasporës do jetë përcaktuese më 11 maj?