Konfindustria

Rama paralajmëroi fashë për energjinë elektrike, Konfindustria e kundërshton: Duhet analizë e thelluar për menaxhimin e deritanishëm

29 Maj 2023, 09:38| Përditesimi: 29 Maj 2023, 09:51

  • Share

Disa ditë pasi kryeministri Edi Rama paralajmëroi fashë energjie elektrike gjatë sezonit të verës, Konfindustria e ka kundërshtuar një nismë të tillë.

Në reagimin zyrtar të bërë, thuhet se nuk mund të ketë nismë të qeverisë për rritjen e çmimit të energjisë elektrike pa pasur një analizë të thelluar profesionale mbi menaxhimin e deritanishëm të sistemit energjitik.

Më tej argumentohet se një nismë e tillë mund të ndërmerret vetëm kur potencialet energjitike të vendit janë përdorur pa korrupsion dhe me efikasitet profesional, duke shtuar se diçka e tillë nuk ka ndodhur pasi dëmi financiar i keqmenaxhimit të sistemit energjitik është më shumë se 100 euro në vit.

Reagimi i Plotë i Konfindustrisë:

Konfindustria kundërshton cdo nismë qeveritare për rritjen e cmimit të energjisë për bizneset dhe qytetarët pa një analizë të thelluar paraprake profesionale për gjendjen dhe menaxhimin e deritashëm të sistemit energjitik. Vetëm në rast, se gjykohet, që potencialet vendore energjitike janë përdorur plotësisht me efikasitet profesional dhe pa korrupsion, është e mundshme të ndërmerren nisma për rritjen e cmimit të energjisë. Sipas të dhënave të institucioneve zyrtare humbjet nga keqmenaxhimi i sistemit energjitik në 3 mujorin e parë të vitit 2023, ku përfshihen vjedhjet dhe humbjet teknik, arrijnë në mbi 25.1% të sasisë së përgjithshme të hedhur në rrjet nga 8%, që duhet të ishin. Dëmi financiar publik nga më sipër është prej më shumë se 100 milion euro/vit.

Në 23 shtator të vitit të kaluar, Enti Rregullator i Energjisë miratoi vendimin e qeverisë për hyrjen në fuqi të fashës elektrike 800kwh për përballimin e krizës. Të gjithë ato biznese të cilat kalonin këtë fashë të vendosur nga qeveria do të paguanin çmimin real të energjisë elektrike që sipss Ramës është përballuar nga qeveria pa rënduar konsumatorët shqiptarë në faturat elektrike. Debati për vendosjen e fashës elektrike pritet të rikthehet gjatë sezonit veror të këtij viti ku sipas parashikimeve të qeverisë, konsumi i energjisë pritet të rritet në mënyrë të ndjeshme.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?