Politikë

Rama paralajmëron bizneset: Boll me konkurencën e paligjshme, kush nuk jep kupon të bllokohet

15 Korrik 2019, 16:03| Përditesimi: 15 Korrik 2019, 16:41

  • Share

Kreu i qeverisë Edi Rama paralajmëruar bizneset lidhur me konkurencën e paligjshme e cila thotë ai, bie në kurriz të konsumatorit. Ai deklaron se ka ardhur koha që kush nuk jep kupon, nuk regjistron dhe nuk faturon, të bllokohet ligjërisht.

"Stop informalitetit

Prej thuajse një viti jemi përpjekur me qasjen sensibilizuese, informuese, këshilluese të biznesit në raport me detyrimet tatimore, duke minimizuar qasjen ndëshkimore. Tani boll me konkurencën e paligjshme dhe me hilerat në kurriz të konsumatorit!

Koha që kush nuk jep kupon, nuk regjistron dhe nuk faturon, të bllokohet ligjërisht", shkruan Rama.

Fotot e postuara nga kryeministri Edi Rama

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?