Qeveria do të miratojë një reformë të re për kontrollin e territorit, duke marrë shkas nga zaptimi i hapësirave publike nga ndërtimet pa leje.
Kryeministri Edi Rama, në një postim të fundit në Facebook, ka publikuar rastin e një shtese lokali që është legalizuar në hapësirë publike.
Lidhur me raste të tilla, Rama thotë se do të anulohet ligjërish legalizimi i lejeve të tilla, e madje do të ketë hetim penal edhe për punonjësit e Kadastrës që kanë zbatuar akte të tilla.
“Për të gjitha këto lloj çmendurish me qëllim fitimi, të cilat kanë marrë dokument legalizimi në hapësirën publike në kurriz të komunitetit, jo vetëm që do të reagohet zero tolerancë duke i anuluar ligjërisht, por do të miratohet si pjesë e reformës së re të kontrollit të territorit edhe një masë për ndëshkimin penal të të gjithë atyre nëpunësve të kadastrës që kanë firmosur për këto legalizime kriminale”, shkruan Kryeministri Edi Rama.
Rasti i lokalit në foto, i publikuar nga Kryeministri, ndodhet në Tiranë. Me një vendim që mban datën e sotme, shtesa e legalizuar e këtij lokali në tokë publike, është anuluar nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës. Legalizimi i këtij objekti ishte bërë më datë 12 Mars 2025.
Në rang kombëtar ka nisur një aksion për shembjen e objekteve pa leje që kanë zaptuar hapësira publike.
Komente

Z. Kryeminister, personalisht kam nje eksperience shume te mire dhe shume te keqe me kadastren. Sa me siper zgjidhja e problemit te pronave eshte fare e thjesht, ligji 111/2018 dhe aplikimi nepermjet e-albani. Te zbatohet formula 1 aplikim 2 pergjigje. Kush aplikon duhet te marre 2 pergjigje, ose ti regjistrhet prona, ose ti tregohet qartazi , jo si deri tani, se cfar duhet bere. Formula 1 aplikim 2 pergjigje. Fadil Vucaj
PërgjigjuDuhet te vendosesh rregulla qe te zbatohen edhe ne HIPOTEKE,mbasi leshojne cerifikata pronesie personave qe duan te dijne per pronat e te tjereve me qellim pervetesimi.
PërgjigjuPash zotin ne ke zot...14 vjet ku ke qen.jan ndertuar ne oborre shkollash e lulishte..mbi tubacjone ujsjellsash ne źona te mbrojtura e te pa mbrojtura ..zoteri 14 vjet ske ber punen minimumi kthe rrogen mbrapsh....maksimumi shko denonco veten....
PërgjigjuOre do te kete kellqe ta beje tamam apo thjesht per disa koka turku? Po lokalet e kateve te para qe kane zaptuar lulishtet e hapesirat rreth pallateve do ti pastrojne prej ndertimeve te bera me dhune e qe ngrene muziken ne maksimum ne oren 23:00?
PërgjigjuSipas teje ai qe ka lejuar 8 kate mbi leje ne sheshin Skenderbej, a ben dot drejtesi?
Me edi ramen deri ne vdekje ..bravo edi cliro shqiperin nga zagaret
Përgjigju