Ilir Alimehmeti

Rama parashikoi mandate sa në '97 për PD, Alimehmeti: E dëgjova me shqetësim, nuk e tha kot! Politika flet me simbolika

8 Tetor, 22:46| Përditesimi: 8 Tetor, 22:52

  • Share

1728417180_iliralimehmeti.jpg

Ilir Alimehmeti e shikon me shqetësim referimin e Ramës për vitin 1997 lidhur me mandatet që do marri PD këto zgjedhje. Sa i përket ndryshimeve të lidershipit të PD-së tani në prag zgjedhjesh, Alimehmeti shton se nuk ka kohë për diça të tillë sepse koha nuk del as për 1 vit shkolle. 

'Një klasë shkollë nuk mbarohet në kaq kohë. Po pretendojmë që ne arrijmë të prodhojmë një lider. Ky fuqizohet aq shumë sa sposton lider historik dhe prodhon trajektore as shumë sa sposton zotin Rama. Përrallat me mbret i kam lexuar por nuk i kam besuar. Jo më kot i themi përralla me mbret. Patjetër ka nevojë për rinovim. Strategjinë e opozitës presim ta shohim.

Përgjegjësinë për ta vendos këtë strategjinë dhe privilegjin do ta kenë ata që do e vendosi. Nuk mund të bëjë llogari me një diçka joekzistuese. Që nuk arrin dot të bëhet në kaq kohë. E dëgjova me shqetësim për referimin e vitit '97. Po na kujton '97. Ndjeva këtë emocion. Mbani mend se ç’ndodhi. Ishte vend demokratik? Në sa zona PD nuk u lejua të vinte kandidatë? Nuk e tha kot. Politika flet me simbolika. Që demokracia do jetë në të njëjtin nivel si në 97. Ndjesia ishte e hidhur. Në një asamble të partisë, mendoja se do thonte do fitoj 100, flas për veten time. Nuk merrem me tavolinën e tjetrit. Iu referua vitit famëkeq 1997.'


Lajmi kryesor:

Dështimi me mosbindjen civile/ Meçe: PD e reduktuar në sektin berishian! Çaça: Organizimi linte për të dëshiruar


G.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?