Në përfundim të seancës së sotme të Samitit të liderëve të Këshillit të Europës, kryeministri Edi Rama duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për fjalën që mbajti në këtë samit, tha se qëndrimi i tij lidhet me heqjen e një njolle që Asambleja e Këshillit të Europës i ka vënë Shqipërisë dhe UÇK-së, nën ndikim e fortë të Rusisë në vitin 2011.
-Zoti kryeministër, ju iu adresuat në fjalimin tuaj edhe çështjes së Kosovës. Si do vazhdojë qëndrimi i Shqipërisë në lidhje me atë që ju pretendoni për pafajësinë e kryeministrit Thaçi dhe të gjithë personave të tjerë?
"Jo, kjo nuk është një çështje pafajësie apo fajësie sepse kjo është çështje e tribunalit. Çështja është e heqjes së një njolle që Asambleja e Këshillit të Europës i ka vënë Shqipërisë dhe Lëvizjes Çlirimtare të Kosovës, nën ndikim e fortë të Rusisë në vitin 2011 dhe bërja e një raporti të ri në dritën e faktit tanimë të stërprovuar që nuk ka pasur kurrë trafik organesh", tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama në samitin e Këshillit të Europës: Gjykimi i Thaçit i pabazë, tërhiqeni mbrapsht raportin e Dick Marty, u financua nga Vladimir Putin
SI.E./ReportTv.al