Kryeministri Edi Rama

Politikë

Rama: 164 mijë persona me aftësi të kufizuara do të mbështeten nga buxheti 2025, program dhe mbështetje sociale

6 Dhjetor 2024, 12:20| Përditesimi: 6 Dhjetor 2024, 12:25

  • Share

Tashmë që Buxheti 2025 ka kaluar në parlament me votat e mazhorancës, Kryeministri Edi Rama pohoi sot (6 Dhjetor) se 164 mijë persona me aftësi të kufizuara në Shqipëri do të kenë mbështetje vitin e ardhshëm.

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë nënvizon se Programi i Mbrojtjes Sociale synon të përmirësojë cilësinë e jetës për këta qytetarë, duke u ofruar jo vetëm ndihmë ekonomike, por edhe mbështetje për përfshirjen sociale dhe akses në shërbime të specializuara.

Edhe në mbledhjen e qeverisë së tre ditëve më parë, ishte ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, që njoftoi vendimet e Këshillit të Ministrave, edhe për lajmin në fjalë.

Ajo tha më 4 Dhjetor se Qeveria do të rrisë mbështetjen financiare për personat me aftësi të kufizuar, të grupit para dhe tetraplegjik. Rritja prej 4 mijë lekësh do të aplikohet në paketën higjeno-sanitare për mbulimin e domosdoshëm me materiale, duke shkuar nga 16 mijë në 20 mijë lekë. Mbështetje, qeveria do të japë edhe për kujdestarët e personave me aftësi të kufizuar, të cilëve do tu paguhet paga dhe sigurimet shoqërore.

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

“164 mijë persona me aftësi të kufizuara në Shqipëri do të kenë mbështetje në buxhetin2025. Programi i Mbrojtjes Sociale synon të përmirësojë cilësinë e jetës për këta qytetarë, duke u ofruar jo vetëm ndihmë ekonomike, por edhe mbështetje për përfshirjen sociale dhe akses në shërbime të specializuara. Punojmë për një Shqipëri me më shumë dinjitet e humanizëm”.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?