Në një intervistë për radion britanike 'Times Radio', kryeministri Edi Rama ka folur edhe për Diellën.
Ai veçoi aftësitë e saj unike, ndërsa theksoi gjithashtu se përdorimi i inteligjencës artificiale nuk ka interesa personale dhe mund të ndihmojë në shmangien e problemeve që lidhen me ndikimet familjare apo privilegjet e individëve.
Më tej Rama i pohoi gazetarit se inteligjenca artificiale po e ndihmon Shqipërinë që të futet në Bashkimin Europian, duke i sjell si shembullin sesi po bëhet përkthimi në kohë rekord i grupkapitujve.
'Së pari ju se di dini nëse jam unë, apo një version AI i imi, por sa kohë flet nga kanali i kryeministrit është përgjegjësia ime. Por, po ne vendosëm që të ndërmarrim këtë hap të madh sepse duam që të përshpejtojmë reformat tona, reforma në funksion të modernizimit strukturor. Teknologjia e re dhe inteligjenca artificiale janë një bekim për vende si yni. Ne duhet që të fitojmë kohën e humbur në dekada. Ajo ka një potencial shumë të madh të performojë më mirë se të gjithë ne, Diella që në shqip do të thotë diell është praktikisht një diell që nuk perëndon kurrë. Ajo nuk fle, ajo nuk lodhet dhe nuk ka interesa personale dhe nuk korruptohet. Ajo nuk ka kushërinj dhe këta janë një problem i madh në vendin tonë. Ajo nuk ndryshon mendje dhe si intereson edhe nëse pushohet nga puna’, tha ai.
Lajmi kryesor:
Rama për radion britanike: Deklarata e Farage për të burgosurit shqiptarë është marrëzi, janë populizma që u përdorën për BREXIT
S.B/ReportTv.al