Rama për draftin e asociacionit: S’ja kam dërguar as Putinit e as Xi Jinping, por dy njerëzve që i kanë bërë dhuratë Kosovës planin franko-gjerman

13 Qershor 2023, 21:11| Përditesimi: 13 Qershor 2023, 21:53

  • Share

1686682790_rama.jpg

Kryeministri Edi Rama tha sot gjatë një konference të jashtëzakonshme për mediat, u shpreh se draftin për asociacionin nuk ja ka dërguar as Putinit e as Xi Jinpingut, por tek dy njerëzit që i kanë bërë gati Kosovës dhuratën më të madhe të mundshme, që është plani franko-gjerman.

‘Flas për këto 72 orët e fundit, ndoshta pak më shumë kur gjërat janë agravuar maksimalisht në bashkësinë euro-atlantike dhe që u kam kërkuar atyre pak kohë, por mesa duket do dalë fjala e tyre që “Okej por...” 

Tjetra, unë nuk e kam çuar atë draft tek Putini apo tek Xi Jinping. Unë e kam çuar atë draft tek dy njerëzit që i kanë bërë gati Kosovës dhuratën më të madhe të mundshme. Ai plan që është në tavolinë, i ashtëquajturi “plani franko-gjerman” është gjëja më e bukur e mundshme që mund të shkruajnë politikanët dhe juristët së bashku. Është një masterpiece of politics. Kaq di të them unë dhe Kosova e ka në tavolinë.

Mua më ka mësuar edhe historia, por edhe jeta që kur i bën shumë naze një marrëveshjeje që ta vënë në tavolinë fuqitë e mëdha, marrëveshja tjetër nuk është më aq e mirë dhe marrëveshja tjetër nuk është më aq e mirë. Nëse kujtesa ime nuk më bën tani një rreng, fqinjve tanë të mirë, vëllezërve tanë maqedonas ju vu dikur në tavolinë një marrëveshje që të pranonin që emri i vendit të mos ishte i njëjti brenda me jashtë. Nuk e pranuan. Tani e kanë të njëjtin brenda dhe jashtë dhe është një nga marrëveshjet e Greqisë me bashkësinë europiane, marrëveshje të tjera e të tjera. Ajo që vjen më mbrapa, pasi ti i lodh fuqitë e mëdha, duke bërë naze është më e keqe.

Ne nuk e ndryshojmë dot raportin e fuqive. Ne mund t’i bëjmë elektoratit për një farë kohe magji sikur ne jemi Davidi që po lufton me Goliathin. Nuk funksionon për një kohë të gjatë. Dhe për më tepër pastaj Goliathi anglo-amerikano europian që luftohet nga një David shqiptar mund ta intrigojë për një farë kohe një elektorat që ndjen dhe boshllëkun e sapo mbarimit të Big Brother, por nuk është diçka që çon larg. Dhe më e keqja e madhe pastaj është që e dëmton aq keq vendin saqë, nuk e di. Jam pa fjalë sot.’- tha Rama.


Lajmi kryesor:

Anulohet mbledhja mes dy qeverive, Rama: Kurti refuzoi takimin e ngushtë për krizën në veri! BE gati sanksionet për Kosovën, u kam kërkuar kohë


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?