Rama për gjyqtaren Enkelejda Hoxhën: Një monstër, habiti gjithë dynjanë me vendimet për të liruar të dënuarit me burgim të përjetshëm

13 Shkurt 2021, 11:43| Përditesimi: 13 Shkurt 2021, 13:50

  • Share

'Një monstër' e ka cilësuar kryeministri Edi Rama gjyqtaren e Krujës Enkelejda Hoxha, e cila u arrestua pak ditë më parë në sallën e gjyqit, ku pritej që të lironte një të burgosur të dënuar për vrasje.

Sipas kreut të qeverisë, gjyqtarja përdori në mënyrë spektakolare forcën e papërgjegjshmërisë dhe të abuzimit, ku habiti një dynja me vendimet për të liruar njerëz me burgime të përjetshme nga burgu.

Rama po ashtu e ka cilësuar si javë historike për drejtësinë javën që lam pas, për shkak të vendimit të gjykatës së Strasbugrut  e cila rrëzoi padinë e ish-gjyqtares së Kushtetueses Altina Xhoxhaj.

'Ka ndodhur diçka historike, që ka kaluar thuajse pa u vënë re. Arrestimi i gjykatëses në Krujë dhe i gjithë rrjetit të saj dhe vendimi i Gjykatës së Strasburgut për të refuzuar kërkesën e një subjekti të goditur nga Vettingu, duke e konsideruar goditjen nga Vettingu një goditje legjitime, përbëjnë një moment historik të kalimit në një fazë tjetër në drejtësinë shqiptare. Shumë njerëz unë nuk i keqkuptoj, se po çe puna për frustrim e pakënaqësi nga sistemi i drejtësisë unë jam i pari, pasi marrë shumë lajme të këqija nga ky sistem.

Njerëzit i marrin lajmet nga televizori, ndërsa unë më duhet të marrë shumë më tepër nga këto lajme të këqija. E mirëkuptoj çdokënd që thotë ‘na cave dërrasat me këtë histori’, këto janë broçkulla, por i mirëkuptoj. Ama fakti është që një gjykatëse, një mostër, që e përdori në mënyrë spektakolare forcën e papërgjegjshmërisë dhe të abuzimit disa kohë më parë dhe u bë atëherë u habit gjithë dynjaja me vendimet e saj për të liruar njerëz që ishin me burgime të përjetshme dhe për t’i nxjerrë në rrugë të lirë, është sot në burg, tani që flasim, bashkë me gjithë rrjetin e saj.

Ky përbën shembullin që si sistemi do të funksionojë. Duhet shumë durim, se ngritja e institucioneve të reja, krijimi i SPAK, vënia në funksion, fillimi i proceseve hetimore, mbledhja e provave, janë proces i vështirë, kërkojnë kohën e vet. Por a ma tregoni pak para 7 vitesh se kujt ja rrokte mendja se llumi në sistemin e drejtësisë do të hynte në proces pastrimi”,- tha Rama. 

Super operacioni i SPAK pak ditë më parë i vuri prangat gjyqtares Enkelejda Hoxha, e cila ishte në seancë gjyqësore për lirimin nga burgu të Saimir Petanin, i arrestuar për vrasje, i ekstraduar nga Itali për ekzekutimin e Romeo Beqirit, disa vite më parë. Hetimi i drejtuar nga prokurori Altin Dumani, ka nisur prej disa muajsh dhe ka prova, filmime e përgjime që inkriminon të arrestuarit. Emri i gjyqtares Enkelejda Hoxha  lidhet me lirimin e shumë të dënuarve me burg përjetë, mes tyre edhe Endrit Dokle, Genc Tafilit ai edhe Hekuran Billa, i vrarë pak muaj më parë në Tiranë.  

Në pranga u vunë 10 persona, mes tyre gjyqtarja Enkelejda Hoxha, Avokati Aldo Tabaku, Sekretarja Manuela Mallakuçi, Eksperti psikiatriko – ligjor Shkëlqim Korbi të cilët bashkëpunonin që nga falsifikimi i raporteve mjeko ligjore e deri tek shorti i caktimit të dosjes penale në mënyrë që ato t’i binin në dorë Enkelejda Hoxhës dhe më pas kundrejt shumës nga 6-12 mijë euro mundësonte lirimin e tyre nga burgu.

Sakaq në përgjimet e prokurorisë doli edhe emri i mjekut të QSUT-së Edvin Priftit , të cilit pas kontrollit në banesë SPAK i sekuestroi 250 mijë euro dhe 160 milionë lekë të vjetra cash.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 14/02/2021 01:07

    Z.Rama me diplomat ,ju lutem.Mos beni komente e cilesime,pasi nuk ju a lejon posti.

    Përgjigju
  • Vloreee: 13/02/2021 21:05

    Se di per quhet moster kjo zonja.... eshte mese normale qe nje njeri ka ber mbi 15 vjet bure ka letesime cfardo te ket bere.... po mua me duken mostra kta gjyqtar+prokuror qe su fusin juve mostave brenda qe keni 30 vjet po vrisni+prisni+vidhni te tjera e te tjera dhe beni dhe moral

    Përgjigju
  • Lleshi: 13/02/2021 18:17

    Me vjen keq qef ew KM Edvin Rama ew ka Silesian gjygjtaren moster, ai in die mire see nee sy te tij jane bere tee gjitha dhew i ka pranuar dhe sot kjo qenka moster , jo shoku Edvin ju jeni mosterr qe i keni ndare bashke cdo gje po te ishe ti ne rregullat te gjithe do ishin si ju shoku po i thone nje fjale qe peahku eshtew qelbur nga koka dhe koka jeni ju shoku KM. Pse nuk i kape nee perpara keta apo pere fushaten sew tee duhet dhew nje mandat i trete apo joe we ta rrjepesh mire popullin dhew Shqiperine fu.k of

    Përgjigju
  • Neri: 13/02/2021 17:01

    Monster e vertete je ti, Edi Rama. Qe nuk i ke lene gje Sali Berishes, madje je ku e ju me larg tij per monstruozitetin shteteror. Del e jep mend nje cope mesues vizatimi, nje i paafte, nje qe ska zene nje pune me dore ne jete, nje vegjetativ, qe qe nga shkollimi e te emigrimi, eshte mbajtur nga topet e prinderve. Njerezit si ti, Nano apo Met sigurisht dhe Berisha jane fytyrat me kriminale te njeriut te ri qe na la peshqesh Partia juaj e qelbur e Punes. U pafte zoti, se populli su beri dot gje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?