Politikë

Rama për hapjen e Tunelit të Murrizit: Jam çliruar nga një makth i vërtetë, sot mbaroi 'Odisea'

14 Mars, 19:58| Përditesimi: 14 Mars, 21:36

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një mesazh ditën e sotme lidhur me projektin e shumë  diskutuar, tunelin e Murrizit, gjatë një interviste për rubrikën "Sy me Sy".

Rama ka folur për sfidat që ka kaluar gjatë realizimit të këtij projekti dhe ka pranuar se ka qenë një periudhë shumë e vështirë për të dhe për ekipin e tij.

"Sot jam çliruar nga një mankth i vërtetë. Tuneli i Murrizit, një kurth i paparë i natyrës, ku thashë ‘ramë dhe skemi për të dalë më’. Kur puna po ecte mirë e bukur, papritur shpërthyen ujrat dhe na morën peng, duke na i shtyrë afatin e përfundimit pa afat," ka thënë Rama, duke e cilësuar këtë periudhë si një "odise" të pafundme dhe një betejë për të mundur një kalë që nuk dorëzohej."-thotë Rama. 

Rama ka theksuar gjithashtu se, megjithë sfidat, ky projekt do të sjellë përfitime të mëdha për qytetarët dhe zhvillimin e infrastrukturës, duke kontribuar në përmirësimin e qarkullimit dhe forcimin e ekonomisë lokale.

Ora 21:30
‘E kam kërkuar online’ / I komentojnë për pallton në inaugurimin e 'Tunelit të Murrizit', Rama: Të kanë ushqyer bretkosat e kënetës, e kam blerë para 20 vitesh

 

Kryeministri Edi Rama është pyetur nga një komentues në rrjet për çmimin e palltos që mbante veshur gjatë inaugurimit të Tunelit të Murrizit. Ky i fundit tha se e kishte kërkuar online por nuk e gjente askund.

Rama nuk dha menjëherë një çmim, por e quajti komentuesin një mbështetës të opozitës dhe më pas sqaroi se pallton e kishte blerë para 20 vitesh në Gjermani.

"Nuk të vë faj, s'ke ça bën. S'ka ça bën njeriu kur i ha rrenat si manaferra ngaqë i shijojnë prej qejfit. Ty të kanë gjetur të uritur për rrenën e radhës bretkosat e kënetës dhe të kanë dhënë një manaferrë që unë e pij verën 30 e ca mijë euro shishja. Kështu që ti tani thua që spo e gjen dot pallton si e imja se do të thuash me demek është jashtë serie, jo mor vlla jo nuk e mbaj mend në fakt sa bënte se e kam blerë në Gjermani, para 20 e ca vitesh prandaj mos e kërko kot se i ka kaluar edhe afati i amortizimit. Mbahu pak më mirë nga goja mor burrë se nuk i shkon burrit të merret me rrobat e burrit."-tha Rama. 

A.Q/S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?