Kryeministri Edi Rama ka kërkuar me ngulm që dy kumbarët, sicc i quan ai Macron e Scholz të mbyllin në një konferencë Vuçiçin e Kurtin derisa të zbatojnë planin franko-gjerman. Rama u bën thirrje dy liderëve të lënë pas lojën e politikës ‘Tomy-Jerry’ me të cilën nënkuptoi se është një lojë për egon personale dhe jo për atë kombëtare.
“Të dalim patjetër nga kjo politike Tomy and Jerry. Të evitojmë skenarin e përkeqësimit të Kosovës apo izolimit të Serbisë. S’janë fare skenarë të mirë për ne, asnjë dobi kombëtare nuk ka për ne.
Na cenon ne në këtë rrugë, në rrugën që ne duam të bëhemi dhe do të bëhemi me patjetër si shtet në sy të të gjithëve dhe si port për të gjithë. Çfarë destincacioni në Ballkan do bëhemi ne nëse Ballkani zhargavitet nga konflitet. Fakti që sot ka nisur vala e parë e sanksioneve, çfarë të mirë i sjell së nesërmes. Nëse e nesërmja nuk matet me pikët elektorale. Prandaj duke mbështetur përpjekjet që janë bërë dhe punën edhe nga Borrell edhe nga Lajccak dhe nga Escobar edhe të tjerë. Është e domosdoshme që Macon dhe Scholz të ndërhyjnë dhe me patjetër të shtyjnë zbatimin deri në fund të marrëveshjes bazë, që mbeti pa u firmosur por që palët thonë se janë dakordësuar... Dy liderët bashkë me këdo qoftë tjetër rreth tyre të merren dhe të mbyllen brenda në një konferencë nën kujdesin dhe trysninë e kumbarëve të planit që është dakordësuar në bazë. Në një konferencë normalizimi pa të drejtë dalje deri kur të përfundojë bashkëbisedimi.”- thotë Rama.
Lajmi kryesor:
Rama: Zero marrëdhënie me Serbinë nëse s'liron 3 policët e Kosovës! U kam dërguar letër të dytë Macron e Scholz, të zbatohet plani franko-gjerman
G.MO//ReportTv.al