Rama për Metën dhe Berishën: I bashkon një tmerr i madh, drejtësia vonon por nuk harron! Po u dalin offshoret për të cilat më akuzonin mua

8 Maj 2023, 18:33| Përditesimi: 8 Maj 2023, 18:34

  • Share

1683562521_rama.jpg

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me qytetarët në Berat ka përsëritur sërish se Meta dhe Berisha janë bashkuar me njëri tjetrin për shkak të problemeve që kanë me drejtësinë. Ai tha se pavarësisht se ka vonuar, drejtësia në Shqipëri nuk do të harrojë dhe thumboi edhe deputeten e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi për të cilën kohë më parë u publikuan të dhëna sipas të cilave provohej se ajo zotëronte një kompani offshore.

“Ata i bashkon një tmerr i madh, sepse drejtësia vonon por nuk harron,. Drejtësia në Shqipëri ka vonuar kaq shumë sa na ka bërë të tërëve të dyshuar që e vonojnë me qëllim. Por ama drejtësia e vonuar në Shqipëri ka çdo ditë e më pak shanse të harrojë.

Loja është gjithmonë e më e ngushtë për ata të na tregonin offshoret. Dhe unë u thoja këtyre, më duket se i kanë këta, se nuk mund ta akuzosh dikë për dicka që nuk e ke bërë vetë, pa prova, se nuk të shkon mendja. Po nuk pate bërë trafik droge, nuk i thua dot tjetrit trafikant, po nuk pate vrarë vetë, nuk i thua dot vrasës, ose nëse nuk e ke bërë, je në gjendje ta bësh nëse do jesh në atë pozicion. Kur na dolën ato offshoret, dhe prisni se janë si ato shishet me letra qëhidheshin nga anijet e mbytura. Janë shishet e para që po nxjerr anija e mbytur atje”-tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama prezanton kandidatët për bashkitë e qarkut Berat: Meta dhe Berisha, faqja e zezë e vendit! Kush voton ata, lëndon marrëdhënien me partnerët ndërkombëtarë


B.V/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?