Në nisje të fjalimit të kryeministrit Edi Rama u ndal tek protesta e mbajtur para nisjes së takimit nga disa militantë të PD. Rama u shpreh se ata janë të nxitur nga njerëz në Tiranë.
'Duke qene se unë u bëra shkas që të vini sot këtu dua që tu kërkojë ndjesë për një grusht të verbërish atje tek dera që të nxitur nga të verbërit në Tiranë kishin marr me vete librin e shtëpisë sonë dhe bërtisnin aty përballë. Por me keqardhje pas asnjë dyshim me vetëdijen që edhe ata janë pjeëë e familjes sonë të madhe unë kam besim se kjo dasi e vjetër është drejt fundit të saj', tha ai.
Lajmi kryesor:
Turi me diasporën/ 'Diversantët' e Berishës 'të infiltruar' në takim! Rama: Opozita nxit akte antishqiptare në tokë të huaj! Po motivohen protesta kundër qeverisë
S.B/ReportTv.al