Rama me bizneset: Objektivi ynë, punëtorët, vlerësojini! Në 2030 do jemi kampionë të Ballkanit në turizëm! Pa shkuar te paga minimale 60 mijë lekë nuk flemë gjumë

24 Prill 2023, 13:08| Përditesimi: 24 Prill 2023, 14:30

  • Share

DURRËS- Punëtorët janë objektivi kryesor i qeverisë. Kjo ka qenë kryefjala e takimit të kryeministrit Rama me bizneset. Kreu i socialistëve u shpjegoi sot pronarëve të bizneseve se këtë detyrë do duhet ta cilësojnë si patriotizëm, pasi konkurrenca me vendet e zhvilluara është mjaft e madhe dhe janë në kërkesë të vazhdueshme për forcë punëtorë.

Qëllimi kryesor i qeverisë është që viti 2023 të jetë viti i turizmit për Shqipërinë. Rama u shpreh se për këtë arsye turizmi 2030 do jetë kampione e Ballkanit në turizëm. Rama u shpreh se kjo do të mundësojë rritjen ekonomike por kjo nuk do ndodhë nëse përfaqësuesit e bizneseve nuk rrisin standardet për punëtorët.

Ndaj, kreu i qeverisë tha se është shumë e rëndësishme që sipërmarrësit të mbajnë forcat punëtore sepse gjendja po bëhet alarmante në çdo shtet të botës. Me këtë i ka vënë theksin rritjes së pagave që është domosdoshmëri.

“Po rritet alarmi për mospërmbushjen e vendeve të punës me krahë pune se nuk ka më në Gjermani aq të rinj sa i duhen ekonomisë gjermane për të vijuar ajo që është. Kjo është problematika e të gjitha vendeve që do shpërthejë fare. Gara për të tërhequr krahë pune në anën tënde do jetë gara e çdo vendi. Gjermania po rend prej kohësh që të ketë sa më shumë dhe i duhen miliona, jo disa dhjetëra mijëra që nuk ia jep më dot procesi i lindjeve brenda. Ne jemi në pikën që është tani momenti i kthesës së madhe, tërmeti, pandemia dhe tani rritja e pagave.”- tha Rama.

Kreu i qeverisë e cilësoi si një detyrë kyçe të qeverisë pagën 60 mijë lekë.

“Erdhëm në kushtet kur mund të rritim pagat, kjo e çon pagën mesatare 900 euro në sektorin publik, thuajse dyfishim. Ne kemi arritur të menaxhojmë këto kriza. Rritja e pagave nuk është dëshirë, por mundësi. Ne kemi ecur ngadalë në këtë proces dhe tani rritja është e shpejtë dhe do të vazhdojmë të rritim 40 mijë lekëshin dhe pa shkuar te 60 mijëshi nuk mund të flemë gjumë sepse nuk mjafton.”- tha Rama.

Ora 13:31
Rama-bizneseve: Jemi në një kohë luftë për mish njeriu, vendet e zhvilluara do bëjnë çmos të thithin njerëz! Duhet ndalur, shiheni si patriotizëm

1682333721_Screenshot7.jpg

Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar bizneseve të rrisin standardet për punëtorët pasi konkurrenca me vendet e zhvilluara është shumë e lartë.

“Është kollaj të vëmë gjoba po është rrugë ë shkurtër që na nxjerr më gjatë, por rrugë më e gjatë por që na del më shkurt është strategjia që duhet të mësojnë vetë sipërmarrësit. Merreni si detyrë patriotike këtë. Jemi në kohën e një luftë për mish njeriu. Vendet e zhvilluara do bëjnë çmos të thithin sa më shumë njerëz, nuk ka ku ti gjejnë, ata nuk lindin më.

Ne duhet që patjetër të mos humbim më tepër madje edhe t’i kthejmë ata që kanë ikur këtu. Sot nuk jemi në fazën që u themi shqiptarëve që janë jashtë “hajde kthehuni ore”.”- tha Rama.

Ora 13:27
Rama takim me bizneset: Prioriteti i qeverisë është punëtori! Shqipëria e 2030 do jetë kampione e Ballkanit në turizëm

 

Kryeministri Rama ka zhvilluar një takim me bizneset në Durrës me qëllim theksimin e një ndër objektivave kyç të qeverisë, që janë punëtorët.

Rama u shpreh se për këtë arsye turizmi 2030 do jetë kampione e Ballkanit në turizëm. Rama u shpreh se kjo do të mundësojë rritjen ekonomike.

“Tani do thoni ju çdo bëjnë fasonët se s’u dalin llogaritë? Duhet t’i bëjnë, të ndryshojnë lojën. Duhet të bëjnë një punë me cikël të mbyllur, Made in Albania. Këto s’i kam parë jashtë i kam parë këtu, ka biznese që kanë ndryshuar lojën.

Punonjësit në maj të skelës ti lini me pagë minimale, do të thotë dy gjëra, o japin pak o i nxjerrin në të zezë. Këtë s’do e lejojmë më. S’do japim më kontratë publike dhe asnjë leje ndërtimi që s’kanë paga dinjitoze. Punëtori është prioriteti numër 1 i qeverisë sonë, sepse kështu është kjo kohë. Shqipëria e 2030 do jetë kampione e Ballkanit në Turizëm. Problemi ynë që do kemi, është jo te turizmi por te kërkesa e tyre, që nga kërkesat për shtretër deri te kërkesat për çdo detaj në shërbim. Të ardhurat do të rriten shumë më tepër seç janë sot, sepse ju do rrisni çmimet për turistët e huaj. Ju e dini që një ndër arsyet se pse ju po zhvilloheni dhe industria po zhvillohet është se është trajtim i veçantë që është më e ulëta në rajon.”- tha Rama.

  • Sondazhi i ditës:

    A po japin rezultat protestat e PD-së?