Rama për skemën e pensioneve: Situata njësoj si me energjinë elektrike, gjysma paguan për gjysmën tjetër! Do ndërhyjmë fort, pagat joreale janë krim e vjedhje

21 Tetor, 12:09| Përditesimi: 21 Tetor, 12:35

  • Share

Kryeministri Edi Rama foli sot në takimin e mbajtur si bashkëbisedim me pensionistët, ku të pranishëm ishin ministrat Petrit Malaj dhe Blendi Gonxhja dhe drejtues të institucioneve respektive të linjës, që shpjeguan skemën e pensioneve, gjendjen e fondit, problematikën ligjore, pagesat e kontributit dhe indeksimin.

Kryeministri vuri theksin te problematika e gjendjes së skemës së pensioneve, e bartur nga vitet e qeverisjeve të kaluara, pasi nuk kanë bërë reformë, duke e krahasuar gjendjen si në atë të energjisë elektrike, ku 50% e qytetarëve paguanin për 50% të të tjerëve që nuk paguanin.

Rama tha se do bëjë të njëjtën reformë edhe me kontributet shoqërore dhe shëndetësore që nuk i paguajnë, ku theksoi se ndëshkimi do ishte njëlloj si me atë të energjisë elektrike.

Kryeministri shpjegoi se aktualisht janë 600 milionë euro që Qeveria duhet t’i gjejë për të mbuluar gropën e pensioneve, teksa palën kundërshtare e cilësoi si “bërës të piramidave” dhe që vetëm “kthejnë ditën natë”.

Indeksimi i fundit i pensioneve me 4,1 përqind sipas kreut të ekzekutivit është një proces ligjor i përvitshëm që bëhet herë pas here dhe jo sipas dëshirës dhe vlera e këtij indeksimi ishte me 100 mln euro.

Kryeministri e quajti krim mospagesën e kontributeve të pensioneve, madje e quajti vjedhje ndarjen e pagës në bankë dhe dorë dhe tha se “do ndërhyjmë fortë”. Ai përmendi fundin e vitit për finalizimin e saj dhe rregullimin e skemës së pensioneve dhe rrogave në kontribute.

Fjala e kryeministrit Edi Rama:

“Ata që derdhin lumenjtë e lotëve të krokodilit për ju. bëjnë përpjekje për të manipuluar ndjenjat e pensionistëve, duke treguar përralla që nuk rrinë as në qiell, e as në tokë. Indeksimi i pensioneve është një proces që bëhet shpesh çdo vit, proces ligjor.

4.1 përqindshi ishte indeksim ligjor që bëhet në bazë të rritjes së çmimeve dhe nuk varet nga dëshira jonë, por është një proces, aritmetikë, vazhdon normalisht dhe nuk është në dorën tonë.

Ai 4,1 përqindshi që në pamje të parë s’është asgjë, në fakt është 100 mln euro që janë shtesë në fondin e përgjithshëm të pensioneve. Fondit të pensioneve i mungojnë aktualisht 500 milionë euro, për të pasur mundësi për pensione të larta. Dhe këto 500 mln euro këto qeveria i merr nga taksat dhe i kalon te pensionistet. Tani do i shtohen edhe 100 të tjera nga ai i indeksimit të pensioneve. Dhe shifrat janë marramendëse kur shikon numrin e pensionistëve. Shumë thonë se uljani rrogat këtyre, atyre, deputetëve, ministrave etj.

Mirë që keni punët tuaja, me nuset, me burrat, hallet e shpisë, por në fund të ditës duhet të merreni edhe me a që dalin në televizor dhe ua bëjnë ditën natë. Ky është absurd. Ata që marrin rroga të larta paguajnë më shumë se të tjerët kontribute. Ndërkohë që taksat paguajnë për shpenzime të tjera të shtetit dhe investime, jo për pensione. Kur njëra pjesë paguajnë edhe kontribute edhe taksa, me të drejtë kërkojnë shërbime më të mira.

Jemi ku ishim me energjinë elektrike, ku 50% e popullit paguan detyrime për 50% tjetër. Në atë kolapsin e atëhershëm gjendemi. Ne do sillemi njëlloj si me ata që nuk paguanin energjinë elektrike, që s’paguajnë kontributet shëndetësore dhe shoqërore. Kjo qeveri ka bërë reformë pensionesh më 2014. Sepse reforma u bë me cerek shekulli vonesë, ku ata të pas 2014 kanë pension më të lartë nga ata para, me të njëjtat vite pune.

1 mld euro që buxheti i shtetit nxjerrë për pensionet dhe shëndetësinë për të mbuluar gropën e viteve të kaluara ku u rrënua ku u dogj shteti, ku njerëzit kanë kontribuar dhe nuk përfitojnë dot. Ose të atyre që kanë punuar në Greqi 30 vite dhe s’përfitojnë, se kanë qenë atje dhe jo këtu. Në 23 vite vetëm 1 marrëveshje kishin bërë për të gjithë shqiptaret që kishin ikur jashtë.

Po të kishin bërë kohë më parë atë që kemi bërë ne në 10 vjet, s’do kishim këtë situatë. Për kontributet dhe anasjelltas dhe ne e arritëm këtë me Italinë si marrëveshje, që ishte edhe më e vështira.

Ata të tjerët janë produkte të piramidave, të dhëmbëve të qumështit, ata dinë të bëjnë vetëm piramida.

Kjo është grabitja e madhe dhe kollajllëku i madh që sot punëdhënësit dhe punëmarrësit e trajtojnë këtë çështje dhe këtu do ndërhyjmë shumë fortë. Nuk janë kërcënime e presione, i them biznesmenëve e sidomos atyre të ndërtimit, nuk ekziston sot punonjës ndërtimi me 400 euro, 500 euro në muaj, i regjistrojnë me pagë minimale, ky është krim.

Kemi rritur me 290 mijë numrin e atyre që kontribuojnë. Por prapë është kaq e pamjaftueshme sa ç’është e pajustifikueshme që këta të deklarojnë pagat joreale. Pagat joreale janë krim. Krim ndaj çdo pensionisti që sot thotë se sot vajti si vajti kjo punë, atë gjysmagjelin mos na e lini ta kujtojmë më dhe se sa mirë kaluam nga gjysma te 5 mijë lekëshi i ri i fundvitit, bëje pak më shumë.

Që të bëhet më shumë ajo, duhet të paguajnë këta dhe të ndërgjegjësohen, sepse kanë hyrë në hak të madh, gjynah të madh. Rritje e pensionistëve deri në 15 mijë çdo vit, fondi duhet të shkojë deri në 2 mld euro dhe po ta krahasosh është fondi më i madh në buxhetin e shtetit. Janë 1/4 çfarë mbledh buxheti i shtetit, një e katërta shkon për pensionistët.

Por për të shtuar bonuset dhe pensionet, na duhet pjesa tjetër që duhet të paguajë, që ju të merrni më shumë.

Duke filluar nga fundi i vitit do përgatitemi që këto fjalë të marrin kuptim. Kur flasim për shqipërinë 2030, ne do ta çojmë në BE, por nuk mundet ta çojmë vendin në BE dhe të bëjmë të njëjtat muhabete. Do përgatitetmi që me hir ose pahir ata që duhet të kontribuojnë ta bëjnë, sepse është fjalë e rëndë, por është vjedhje. 
Me gjithë këto biznese, me gjithë këto xhiro, si ka mundësi të mbijetojnë pensionistët. Ju mbijetoni sepse një pjesë ju vjen nga fëmijët tuaj”.

Ora 12:26
Rama batuta me pensionistët: Jeni të shtrenjtët e mi, se po i afrohem edhe unë kohës! Indeksimi s’ka lidhje me rritjen, mos dëgjoni analistë e opinionistë, shesin sapunin për djathë!

Kryeministri Edi Rama, në fund të fjalës së tij, sqaroi pensionistët se indeksimi nuk kishte lidhje me rritjen e pensioneve dhe ishin gjëra të ndryshme, duke iu referuar fytyrave të tyre të mërzitura në nisje të bashkëbisedimit, siç e cilësoi.

Ai shpjegoi se indeksimi është proces që bëhet herë pas here dhe rritja e pensioneve është diçka tjetër që e bën dhe do e bëjë qeveria. Rama shpjegoi se indeksimi është diçka që u takon pensionistëve, pavarësisht çfarë bën ekzekutivi.

Madje nuk mungoi edhe një batutë para tyre për moshën e tij dhe këshilloi që pensionistët të mos ndjekin emisione në televizor e të mos dëgjojnë opinionistë dhe analistë që “shesin sapunin për djathë”.

Rama tha:

“Jemi më të shtrenjtët e mi, se po i afrohem edhe unë kohës kur do ulem me ta, në atë anë. Ai që dëgjoni është tym dhe helm. Ju jeni ekspertët më të mirë të politikës dhe e kuptoni shumë mirë. Mos shikoni debatet në televizor, mos shikoni politikën, bëni gjëra më të hajrit në atë orë, sepse në Shqipëri ka një masë që është problem për pensionet, por garanci për politikën.

Se nuk ka analist dhe opinionist e ça të doni ju, që s’ua shet sapunin për djathë. Ato fjalë që bëjnë zhurmë nëpër ekrane i merr era, e nuk ngjisin gjëkundi dhe këtë s’kuptojnë ata dhe më mirë që nuk e kuptojnë. Ju e dini që unë çdo fjalë që jap, e mas. Shpresoj të dilni më të qeshur sesa erdhët, se pashë që kishit indeksimin në kokë dhe po më shikoni si njeriu që ju tregoi llafe dhe s’ju rriti pensionin.

Indeksimin e ka ligji, është 100 mln euro, një herë 4,1, një herë 3,1, por e ka ligji. E kemi bërë edhe 2 herë brenda vitit, sepse pati zhvillime nga lufta. Ne do dalim të flasim kur kemi gjëra për të thënë dhe jo kot.

Por u them pensionistëve se 4,1 përqindshi s’ka lidhje fare, është gjë tjetër dhe s’ka të bëjë me atë çfarë bën qeveria. Rritja e pensioneve është gjë tjetër, indeksimi tjetër. Jemi këtu për atë që bëjmë ne, jo për indeksimin dhe do flasim me të gjithë pensionistët me takime e t’ua shpjegojmë një më një”.

Ora 11:24
Takimi i Ramës me pensionistët, Malaj: Po shqyrtojmë rritjen e bonusit të fundvitit, reformë në skemë! Gonxhe: 1/5-a e buxhetit shkon për to, 2-3 të punësuar për një pension

Kryeministri Edi Rama, ministrat Blendi Gonxhja dhe Petrit Malaj, po mbajnë sot (21 Tetor) një bashkëbisedim me pensionistët, për skemën e pensioneve.

Kjo nismë është cilësuar si një “detyrim dhe përgjegjshmëri ndaj moshës së tretë”.

Ministri i Financave, Petrit Malaj u shpreh se po shqyrtohet mundësia e rritjes së bonusit të fundvitit për pensionistët.

“Po shqyrtojmë mundësinë e rritjes se bonusit të fundvitit, bazuar në kapacitetet financiare që ka vendi ynë. Synon të lehtësojë barrën financiare”, tha Malaj.

Më tej ai shpjegoi edhe funksionimin e skemës së re të pensioneve.

“Në terma afatgjatë është krijimi i një skeme të qëndrueshme, që do të garantojë rritjen e qëndrueshme. Indeksimi me 4.1% nuk ka të bëjë me reformën që duam të bëjmë ne në skemën e pensioneve”, shtoi ministri.

Kurse ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe, dha detaje të tjera për këtë sfidë siç e quajti ai.

“Kur kam folur me kryeministrin Rama, sfida kryesore ishte shqetësimi për rritjen e pensioneve. Mbi 1/5 e buxhetit të shtetit shkon për pensionet dhe me pjesën tjetër duhet të realizohet çdo gjë tjetër. Që të na dalin llogaritë, duhet që për një pension të kemi 2-3 të punësuar, ndërkohë që aktualisht është 1 me 1. Po punojmë fortë dhe sot jemi më pranë se kurrë për ta zgjidhur dhe korrigjuar situatën e pensioneve. Jemi shumë të angazhuar për tolerancën 0 ndaj deklarimeve fiktive”, u shpreh ministri.

A.Q//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Rroku: 03/11/2024 21:09

    Më në fund e tha : gjysma që ka kontribuar,paguan për gjysmën tjetër pa kontribute, abuzues me letra fallco por që ky ua jep qyl për vota.. dhe lë pa pension ata që kontribuan 50 vjet dhe janë të gjithë te dera e onkollogjikun....

    Përgjigju
  • Poli: 22/10/2024 09:58

    Po lere me kto premtimet sikur jeni ne opozite, beni premtime sikur nuk e keni ju kete gje ne dore. KEni tere keto vite dhe ja sot ja neser, shpikni veshtriesi sikur ju kane penguar, si ato armiqte e popullit njehre e nje kohe. SIkur mos te vidhnit ato parate neper tendera, edhe sikur te ulni shpoenzimet qeveritare, e sikur te hiqni ato shtesat e vazhdushme nepr kontrata dhe koncesnione rrugesh ndoshta edhe njerezit do deklaronin paga me kollaj. Por ne rastin se do ishin te bindur qe do shkonin aty ku duhet paraja. Se ne paguajme dhe i ha ndonje drejtor me familjen e vet. Nderkohe duhet ti hane e ti gezojne pensionistet e shkrete qe me ate 5000 leke atyre drejtoreve as varsen e celsave nuk kane. Boll o Edo me kto mashtriemt or burr se sa here jane zgjehdje ben sikur afron gejneraten e re ne parti dhe prape njesoj eshte. Te kuptojne njerezit se cfare ben. Ndoshta tani ti nuk e kuptojne me.

    Përgjigju
  • Mjaft me "Dekllarata"!: 21/10/2024 17:18

    1.-Bonusi i fundvitit eshte 'una tantum' dhe me cmimet qe flututojne, fluturojne, po fluturojne vertete shume lart, pensionisteve jo nuk u mbetet gje, por u gerryhet edhe me shume ai qe deri tani e quajne 'pension'. 2.-Per terma afatgjate akoma ne "studime = 'prit pensionist te mbije bar!', z. Kryeminister i ke humbur te gjitha kreditet dhe besimin, sepse vetem nga 2013 e deri tani ta kane dhene me shume shprese per 3+3=6 here radhazi dhe permbledhtazi Ju vetem i keni mashtruar = me se paku me paaftesine Tuaj e per me se shumti me grabitjet financiare te licencuara e te firmosura nga Ju personalisht dhe nga Bashkepunetoret Tuaj me te ngushte si Antare te SKEMA te frymezuar e te rendicontuar nga Bashkeshortja Juaj, Donna Linda Rama me Banken ABI dhe Fondet e saj Financiare OffShore.

    Përgjigju
  • Meri: 21/10/2024 14:49

    Për të rritur pagat dhe privegjet tuaja i gjeni parat,kurse pēr pensionistët nuk ka para.Mospagimi i siguracioneve nga punëdhënsit është për fajin tuaj,ose i keni lejuar vet,ose nuk keni bër detyrën,nuk i keni kontrolluar.Keni 12 vjet në pushtet,dhe ngelēt duke premtuar,sikur të ishit në opozit,è jo ju që drejtoni shtetin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?