Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS në qytetin e Durrësit, kryeministri Edi Rama tha se buxheti për vitin e ardhshëm ka 400 milionë euro të dedikuara për rritjen e pagave në sektorin publik, ku sipas tij në mes të vitit 2024 rroga mesatare do të jetë 900 euro. Rama tha se PS e ka rritur buxhetin e shtetit në 7 miliardë euro.
"E kemi marrë buxhetin 3 miliardë euro dhe sot e kemi 7 miliardë euro i rritur në këtë periudhë mes gjithë këtyre vështirësive që kanë qenë objektive që shkaktuara nga for a të jashtme fatkeqësi natyrore është një tjetër arsye për të parë se është hapur një portë e re për Shqipërinë dhe kjo përkthehet në një ndryshim të drejtpërdrejt të natyrës financiare për të gjithë ata që punojnë. Buxheti ka 400 milionë euro rritje pagash”.
Lajmi kryesor:
Asambleja e PS në Durrës, Rama: Në 2030 arrijmë 20 milionë turistë! Erdhi dita të shohim ministra në burg! Me goditjet e SPAK ra miti i pandëshkueshmërisë
B.K/KT/ReportTv.al