Politikë

Rama: Përfundon nënkalimi në zonën e ‘Astirit’! Drejt përfundimit Galeria numër 5 në nyjën e sheshit Shqiponja

12 Gusht 2021, 15:53| Përditesimi: 12 Gusht 2021, 15:59

  • Share

Kryeministri Edi Rama ndërsa ka publikuar pamje nga punimet në Unazën e Madhe të Tiranës, ka bërë me dije se ka përfunduar nënkalimi në zonën e ‘Astirit’ dhe ndërtimi i rrugëve paralele.

Galeria numër 5 në unazën perëndimore, në nyjën e sheshit Shqiponja, Rama nënvizon se sipas tij është drejt përfundimit.

“Kantieri i Unazës së Madhe i Tiranës, papushim në punë. Drejt përfundimit Galeria numër 5 në unazën perëndimore, në nyjën e Sheshit Shqiponja. Në lotin 2 ka përfunduar edhe ndërtimi i nënkalimit në zonën e Astirit dhe ndërtimi i rrugëve paralele”, shkruan Rama.

Unaza e Madhe e Tiranës përbën një segment prej 27 kilometrash të gjatë dhe përfundimi i saj është premtuar se do të bëhet në vitin 2023, por sa do të jetë e mundur mbetet për t'u parë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?