Kryeministri Edi Rama dhe liderët evropianë në Londër

Politikë
Top 24

Rama përkrah Merkel në samitin e Londrës, “kombinimi” mes tyre/ Çfarë zgjodhën të vishnin (Foto+Video)

10 Korrik 2018, 17:21| Përditesimi: 10 Korrik 2018, 22:15

  • Share

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Londër, aty ku prej ditës së djeshme, janë mbledhur liderët e Ballkanit Perëndimor, dhe vendeve të BE-së për të diskutuar për integrimin dhe çështje të tjera.

Në një video të shpërndarë nga vetë Rama në Facebook, duket kryeministri shqiptar dhe liderët e tjerë evropianë.

Rama ndodhet në krah të kancelares Angela Merkel, dhe homologut malazez, Dushko Markoviç.

Rama në samitin e Londrës përkrah kancelares Angela Merkel

Një detaj që tërheq vëmendjen në ato pak sekuenca video është veshja e Ramës dhe kancelares gjermane. Rama është veshur sërish me atletet e tij të bardha, ndërsa Merkel me një xhaketë të bardhë duke bërë kështu “xing”. Me të bardha është veshur edhe kryeministrja britanike Theresa May, e cila vjen në samit pas një situate jo fort të qetë në qeverinë britanike. Ditën e djeshme dha dorëheqjen ministri i Jashtëm britanik, Boris Johnson, ndërsa më herët dha dorëheqjen Sekretari për “Brexit”, Davis Davis.

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

Ora 22:08
'Grua, Lidere dhe Mike e Mrekullueshme', Rama dedikim Merkelit

Kryeministri Rama ndodhet në Londër, ku prej ditës së djeshme, janë mbledhur liderët e Ballkanit Perëndimor, dhe vendeve të BE-së për të diskutuar për integrimin dhe çështje të tjera.

Pas videos në Facebook, Rama ka postuar edhe në Instagram disa foto  i shoqëruar nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe nga ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Mbi foto si përshkrim Rama ka shkruar për Merkel:

Grua e Mrekullueshme, Lidere e Mrekullueshme dhe Mike e Mrekullueshme.

Edi Rama, kryeministër

(Foto e shpërndarë nga Rama në Instagram)

Komento

Komente

  • Deutschland: 10/07/2018 22:38

    Respekte per Gjermanin ,vend mik,qe nuk eshte kursyer kurre per te na ndihmuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?