Fjala e Ramës para liderëve europianë në samit, i përshëndeti me thënie nga kanuni! Kryeministri: Ballkani jo më fuçi baruti, kontinenti ka më shumë se 1 Ukrainë që fle si minë

7 Dhjetor 2022, 16:50| Përditesimi: 7 Dhjetor 2022, 17:13

  • Share

“Kodi ynë i parë i shkruar – thotë “Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut. E meqë jemi te çështja e mikut, Zotit dhe besimit, nuk mund të kishte zgjedhje më të mirë se sa Shqipëria për t’u mbledhur, në këtë moment të veçantë të historisë së Europës”

Me një citat nga Kanuni ishte forma që  kryeministri Shqiptar Edi Rama zgjodhi të përshëndesë liderët europian në Samitin e organizuar për herë të parë në tiranë

Gjatë fjalës hapëse, kreu i qeverisë, i kërkoi  BE-së të ketë një plan rilindjeje të Europës, duke përfshirë Ballkanin Perëndimor.

“Kontinenti ynë ka më shumë sesa një Ukrainë, që fle si minë nën shtrojën e truallit të vet. I ka pasur përherë këto mina nën vete dhe e vetmja gjë, që do të parandalonte me siguri katastrofa të tjera, është ripërtëritja e besimit të njerëzve tek Europa e tek fuqia e saj për ta projektuar veten në të ardhmen, si një hapësirë ëndrrash e shpresash të mundura për të gjithë. Afërmendsh Ballkani Perëndimor – dikur i fuçia e barutit e Europës – duhet të jetë në krye të përparësive të një plani europian ripërtëritjeje”- tha Rama.

Organizimi i këtij samiti në Shqipëri për Ramën është sinjal i qartë për rëndësinë gjeopolitike  të rajonit dhe se BE ka nevojë për të.

“Sipas orakullit të Brukselit, barometrit të BE-së, ky ku keni ardhur sot është vendi më proeuropian i kontinentit tonë’- është shprehur Rama

Rama siguroi europianët se Shqiptarët kanë besim të lartë dhe nuk janë zhgënjyer kurrë nga BE.

“Ne vijmë nga një ferr prej vërteti. E shkuara e Shqipërisë është një paralajmërim i hershëm për të ardhmen e përbashkët të Europës.”- tha Rama.

Shefi i mazhorancës i siguroi liderve Europian se brenda territorit Shqiptar, miku trajtohet si zot, ndërsa e cilësoi sfiduese prezencën e personaliteteve europianë.

“Nuk ju falënderoj dot mjaftueshëm të gjithëve ju, që kaq shumë e lumturuat sot shtëpinë e shqiptarit, por ama edhe ju, të dashur miq, duhet të jeni shumë të lumtur sot për shtëpinë e Europës së Bashkuar. siç vinte në dukje, gjyshja ime “Fqinj të lumtur, shtëpi e lumtur”.- është shprehur Rama.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?