Politikë

Rama: Pjesë e stafit tonë akademik duhet të jetë edhe diaspora, universitetet duhet ta kenë target

21 Korrik, 12:01| Përditesimi: 21 Korrik, 13:14

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama theksoi nevojën për të bërë pjesë të akademisë shqiptare edhe diasporën dhe emra që po shkëlqejnë në universitetet e botës.

“Të bëj një ndërhyrje të ndërmjetshme për të mos lënë këtë brum që u krijua pa nxjerrë një bukë për më tutje. Besoj që në radhë të parë, mbase qasja që pati rektori ishte shumë e përqendruar te Universiteti i Tiranës ndërkohë që është qartësisht një pasqyrë për të gjithë universitetet. Duke qenë se ju jeni njerëz që bëni fushata dhe zgjedhje, dhe në këtë pikë, kemi një punë të përbashkët nga eksperienca ime dua t’ju them që nëse doni të fitoni zgjedhjet përsëri duhet ta shikoni gjënë nga këndvështrimi i atij sapo ka ardhur dhe jo i atij që ka qenë aty dhe preket kur gjërat që ka bërë si dalin në pah si duhet, ose kur të metat që ka ua vënë në pah më shumë sec duhet. Ogerta e di shumë mirë se hallin më të madh të gjithë bashkëpunëtorit e mi e kanë mbasi fitojnë zgjedhjet sesa deri kur i fitojnë pasi ajo që u kërkoj vetes dhe kolegëve është të rishpikin vetveten duke i parë gjërat si i ka bërë armiku, jo si i kemi bërë vetë. Pasqyra na thotë disa të vërteta. Përtej detajeve të shifrave, them se ato që ishin thelbësore në rekomandimet se aty u fokusova më shumë, janë të gjitha të vërteta. Piketa për mënyrën se si duhet të shikojmë të nesërmen dhe ku duhet të ecim. Pavarësisht se sa do të kushtojë që ne të kishim më shumë pedagogë full time sesa part time, kjo nuk e ndryshon faktin se të pasurit 50% të stafit akademik part time është problem. Ky është problem, është. Pastaj sa kushton zgjidhja e problemit dhe sa kohë duhet, është temë tjetër. Por ama problemi nuk relativizohet për faktin se e kemi këtë nga halli. Tjetër që duhet të jetë fiksim i ri i joni është të shtojmë kapacitetet e diasporës në botën tonë akademike. Shtimi i universiteteve tona me ta, në radhët e akademikëve tanë është domosdoshmëri. Mendoj se nuk është e paarsyeshme që të vendosim target edhe në këtë pikë që t’i vëmë universitetet në pozitën që ta kërkojnë këtë gjë. Kjo duhet kthyer në një gjë uniforme."


Lajmi kryesor:

Rama: Rishikojmë ligjin për arsimin e lartë, diaspora të bëhet pjesë e stafit akademik! Plagjiatura nuk është adresuar


Xh.D/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    9 vite nga reforma në drejtësi, a janë përmbushur pritshmëritë?