Politikë

Rama: Po vijnë nga Turqia dhe Egjipti për të punuar këtu, paga më e ulët në peshkim 80 mijë lekë! Të vijnë juristët me diploma 'Kristali'

20 Nëntor 2021, 11:06| Përditesimi: 20 Nëntor 2021, 11:23

  • Share

 

Nga Durrësi, ku prezantoi buxhetin për peshkimin, Kryeministri Rama tha se paga më e ulët në sektorin e peshkimit në vendi është 80 mijë lekë dhe sipas tij vijnë nga Turqia dhe Egjipti për të punuar këtu.

"Po ju them të gjithë atyre që e shohim Shqipërinë e punës nga portalet, që paga më e ulët që ju jepni për të punuar në peshkim është 80 mijë lekë. A ka njeri këtu që nuk ka nevojë për punëtorë peshkimi? Të gjithë kanë nevojë sepse kjo është një ekonomi që rritet dhe do vazhdojë. Dhe ku i gjeni punëtorët? Me 80 mijë lekë paga më e ulët në Turqi, në Egjipt, vijnë nga Turqia dhe Egjipt të për të punuar këtu. Disa me diploma kristali që pretendojnë se janë jurist kërkojnë punë. Ja të vijnë të trokasin në dyert e industrisë së peshkimit dhe e kanë punë këtu”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Buxheti 2022 për peshkimin, Rama nga Durrësi: Para 8 vitesh sektori ishte në luftë për mbijetesë në det të hapur, po rimëkëmbet! Eksportet u rritën me 239%! Financim me lekë në dorë


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?